
Alarmi për gjendjen fizike të futbollistëve është ndezur në prag të Kupës së Botës, pas një serie dëmtimesh që kanë prekur disa nga emrat më të njohur të futbollit ndërkombëtar. Lamin Jamal, Estevão, Eder Militao dhe Serzh Gnabri janë ndër rastet më të fundit të një sezoni të karakterizuar nga kërkesa të larta fizike.
Sipas të dhënave aktuale, Jamal dhe Estevao mbeten në dyshim për të arritur formën optimale në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ndërkohë, Gjermania ka konfirmuar mungesën e Gnabri për muajt qershor dhe korrik, ndërsa edhe Militao nuk do të jetë i disponueshëm.
Sezoni 2025-2026 është shoqëruar me një kalendar të ngjeshur, duke rritur ndjeshëm lodhjen fizike të lojtarëve. Ekspertët theksojnë se akumulimi i minutave dhe ritmi i lartë i ndeshjeve po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e dëmtimeve.
Përveç numrit të ndeshjeve, edhe intensiteti i tyre është rritur. Mungesa e kohës për rikuperim dhe kërkesat e larta në stërvitje po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e një gjendjeje optimale fizike gjatë gjithë sezonit.
Rasti i Hugo Ekitike ilustron qartë vështirësitë me të cilat përballen lojtarët. Sulmuesi francez pësoi këputje të tendinit të Akilit në një ndeshje kundër PSG-së, një dëmtim serioz që kërkon kohë të gjatë rikuperimi. Ky nuk është një rast i izoluar, pasi dëmtime të ngjashme janë raportuar edhe te lojtarë të tjerë.
Kohët e fundit, dëmtimet e gjunjëve, veçanërisht këputja e ligamentit të kryqëzuar janë shtuar ndjeshëm. Raste të tilla përfshijnë Rodrigo (Brazil) dhe Paniçeli (Argjentinë), të cilët u dëmtuan gjatë angazhimeve me kombëtaret.
Gjithashtu, lojtarë si Samu Aghehoua (Spanjë), Takumi Minamino (Japoni) dhe Mohamed Salisu (Gana) kanë pësuar dëmtime të ngjashme, të cilat kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Nga ana tjetër, dëmtimet muskulore vijojnë të jenë një problem i përhapur, shpesh duke çuar në këputje serioze. Rasti i Serzh Gnabri, i dëmtuar në përballjen ndaj Realit të Madridit, është një shembull i qartë i këtij fenomeni.
Lini një Përgjigje