TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2026, 18:10

Disiplina “masakron” me gjoba dy klubet e Superiores, i ‘tërheq veshin’ Edi Martinit

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina “masakron” me gjoba dy klubet e Superiores, i

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka shpallur këtë të premte vendimet lidhur me incidentet dhe shkeljet e konstatuara gjatë javës së 32-të në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Sipas vendimit zyrtar, Vllaznia dhe Elbasani janë ndëshkuar për sjellje josportive të tifozërisë në ndeshjet e fundit. Të dyja skuadrat janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të rinj secila.

Ndërkohë, Vllaznia, që kryeson renditjen e kampionatit, është vënë gjithashtu në vëmendje për një tjetër shkelje. Pas dy rasteve radhazi të bojkotimit të detyrimit për prononcime pas ndeshjeve për mediat, klubi shkodran ka marrë një paralajmërim zyrtar nga organet disiplinore.

Komisioni thekson se nëse kjo sjellje përsëritet në vijim, Vllaznia mund të përballet me masa më të rënda disiplinore, pa specifikuar konkretisht natyrën e tyre.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1- "AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3- Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit"

komisioni i disiplinës vllaznia elbasani

Lini një Përgjigje