TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2026, 17:20

Synim pjesëmarrja në Champions, skuadra gjermane nënshkruan kontratat e reja me dy mbrojtësit shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Synim pjesëmarrja në Champions, skuadra gjermane nënshkruan

Hofenhejmi po përmbyll një sezon pozitiv në Bundesligë, duke u renditur aktualisht në vendin e pestë dhe duke synuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Performanca e skuadrës gjermane është mbështetur edhe nga kontributi i dy lojtarëve të rinj, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Klubi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me të dy futbollistët, duke u ofruar kontrata të reja me kushte të përmirësuara financiare. Albian Hajdari është zyrtarizuar sot me një marrëveshje që e lidh me Hofenhejmin deri në vitin 2031. 22-vjeçari konsiderohet një element kyç në qendrën e mbrojtjes.

Ndërkohë, edhe Leon Avdullahu, i së njëjtës moshë, pritet të prezantohet me një kontratë 5-vjeçare në ditët në vijim.

Për Avdullahun raportohet interesim nga klube të njohura europiane si Atletiko e Madridit dhe Atalanta, çka rrit vlerën e tij në tregun e transferimeve.

Të dy lojtarët iu bashkuan Hofenhajmit gjatë merkatos së verës dhe deri tani kanë justifikuar pritshmëritë, duke u konsideruar si investime të goditura nga drejtuesit e klubit.

leon avsullahu albian hajdari hofenhejm

Lini një Përgjigje