Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mini Cooper”, në të cilin udhëtonin dy vajza, është përplasur me një automjet tip “Benz C Class” në një kryqëzim të zonës.
Si pasojë e përplasjes, “Mini Cooper” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje rezulton paraprakisht se automjeti “Mini Cooper” po lëvizte me shpejtësi në momentin kur është përplasur me mjetin tjetër, i cili po vinte nga krahu i majtë.
Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në “Mini Cooper” kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa priten ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje