TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2026, 17:19

Furgoni me turistë përplaset me një automjet në Gjirokastër, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti
Furgoni me turistë përplaset me një automjet në
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e kthesës së Vironit, në Gjirokastër. Mësohet se një furgon me turistë është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se 2 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet e përfshira.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje