TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2026, 14:19

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u gjet në banesën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u gjet
Ylli Zalla

Policia e Shtetit ka kryer një operacion në fshatin Zallë, për kapjen e  të shumëkërkuarit Ylli Zalla.

I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Ylli Zallës, në fshatin Zallë, policia ka arrestuar shtetasin Fatmir Alla, 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Ai dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka njoftuar dhe ndihmuar të shumëkërkuarin për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se nuk është marrë nga autori gjatë largimit, si dhe municion luftarak dhe një pajisje për detektim frekuencash.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe vëllai i 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në një ngjarje të ndodhur më 10.06.2026, ku në një ambient të hapur ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

 

ylli zalla i shpëtoi renea-s

Lini një Përgjigje