TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2026, 18:27

"Fuck You"/ Bardhi reagon ashpër ndaj Ramës: Dy fjalë që zbulojnë fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij

Shkruar nga Pamfleti

"Fuck You"/ Bardhi reagon ashpër ndaj Ramës: Dy fjalë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me deklaratat kryeministrit Rama në intervistën e dhënë për gazetën britanike "Financial Times", ku kreu i qeverisë iu përgjigj kritikëve me shprehjen "F*ck you".

Bardhi e cilësoi deklaratën e Ramës si një tregues të qartë të mënyrës se si ai e koncepton dhe ushtron pushtetin.

Sipas deputetit demokrat, këto nuk janë thjesht dy fjalë të thëna në një moment zemërimi, por një reflektim i qëndrimit që kryeministri ka ndaj qytetarëve, kundërshtarëve politikë dhe kërkesës për llogaridhënie.

“‘F*ck you’ nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin”, shprehet Bardhi.

Ai thekson se deklarata e kryeministrit përfaqëson përçmim ndaj qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi, ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga pushteti dhe ndaj kujtdo që kundërshton qeverisjen aktuale.

“Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari. Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij. Dy fjalë për këdo që refuzon korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit”, deklaron Bardhi.

Në përfundim të reagimit të tij, Bardhi shprehet se deklarata e Ramës është një arsye më shumë pse qeverisja aktuale duhet të marrë fund.

“Fuck you”

Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.

Në vetëm dy fjalë.

Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.

Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.

“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Përçmim për qytetarët.

Përçmim për kundërshtarin.

Përçmim për llogaridhënien.

Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”

Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund", shkruan Bardhi në "Facebook".

kreu i grupit parlamentar të partisë demokratike gazment bardhi rama

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk dua t'i dal per zot atij legeni por ti nuk shok si qen i zgjebosur. Shko e hidh ca shashka ne ndertesa e thyej karrike ne Parlament o qyrrs se vetem ate zanat ke.

    Lini një Përgjigje