Edi Rama po përballet prej 24 ditësh me një valë protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa duket se revolta qytetare po zhvillohet ndaj gjithë klasës politike në vend...
David Zaikin, i konsideruar si një prej lobistëve misteriozë izraelitë, me lidhje të hershme me Donald Trump, përmes rrjeteve sociale, ka reaguar ashpër ndaj një interviste që Kryeministri Edi Rama ka dhënë për Financial Times, ku sulmon protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa shprehet se ai nuk është “Kumbari.
Zaikin akuzon Ramën se gjatë viteve të qeverisjes së tij Shqipëria është përballur me një fluks të madh parash të drogës dhe me probleme të thella të korrupsionit. Zaikin mbështet kërkesën kryesore të protestuesve, atë që Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të re dhe qeveri tranzitore.
“Pajtohem me Edi Ramën: investimet janë të mira dhe mafia ka një drejtues tjetër. Por gjatë qeverisjes së tij, paratë e drogës kanë vërshuar në vend dhe një grusht oligarkësh kanë vënë nën kontroll turizmin, tregtinë me pakicë dhe sektorin e energjisë. Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të re dhe për një qeveri tranzitore”, shkruan Zaikin.
I agree with @ediramaal : investment is good and the mafia has a different leader. But on his watch drug money has flooded in and a few oligarchs have captured tourism, retail and energy. Albania needs new leadership and a caretaker government. https://t.co/dxwgqqVWgO
— David Zaikin (@DavidZaikin) June 23, 2026
Edi Rama po përballet prej 24 ditësh me një valë protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa duket se revolta qytetare po zhvillohet ndaj gjithë klasës politike në vend. Thirrjet më të shpeshta të protestave janë “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Kryeministri në reagimet e tij ka zgjedhur të linçojë protestuesit, duke mos kursyer t’i identifikojë disa me emra, madje t’i akuzojë edhe për lidhje me Iranin. Rama i është përmbajtur që në fillim idesë që protestat ndaj tij po shfrytëzohen nga qarqe anti-shqiptare, duke drejtuar gishtin nga Teherani, një vend që Shqipëria e klasifikon në listën e “armiqve” për shkak edhe të sulmeve kibernetike, që sipas qeverisë shqiptare ka ndërmarrë.
Zaikin në jo pak raste shfaqet si analist, kryesisht në mediat izraelite, ku analizon situatat e luftës, veçanërisht ato në Lindjen e Mesme, por edhe në Ukrainë. Ai njihet për lidhje të tij jo vetëm me Trump, por edhe me Clinton, duke u veshur kështu me petkun e një “lobisti misterioz”.
Pak vite më parë, emri i tij tërhoqi vëmendjen e gazetës Politico të Brukselit, që e konsideronte si një figurë misterioze, me lidhje jo të dukshme me Turqinë, por me lidhje të gjata partneriteti me biznesmenë dhe zyrtarë të fuqishëm qeveritarë rusë, kryesisht duke përfshirë marrëveshje energjie dhe minierash. Sipas medias së Brukselit, Zaikin ka lobuar për parti në disa vende të Evropës Lindore, duke këshilluar parti qoftë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
“Zaikin ka gjithashtu lidhje biznesi me Trumpin. Duke punuar në një agjenci pasurish të paluajtshme në Toronto në vitet 2000, Zaikin ndërmjetësoi shitjet në një nga ndërtesat e reja shumëkatëshe të qytetit: Trump International Hotel and Toëer. Ndoshta rastësisht, Zaikin ishte gjithashtu i afërt me një grua ruse që ishte agjentja ekskluzive për një nga zhvillimet e Trumpit në Florida dhe e cila u etiketua si "dora ruse e Trumpit" nga një revistë ruse”, thuhet në artikullin e publikuar kohë më parë nga Politico.
Izraeli, hebrenjte te rrine larg Shqiperise se mjaft ua kemi ferkuar koken. Eshte e cuditshme me njerezit, kujt i ke bere mire te ben me te keqen, do te te zhduke nga faqja e dheut.