TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2026, 16:09

“Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju”, ‘Neomalsorja’ letër Ramës: Dorëhiqu, unë e kalova gardhin

Shkruar nga Pamfleti
“Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju”,
Rama dhe Koçeku

Deputetja i bën thirrje Kryeministrit Rama të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të ndërmarrë atë që ajo e cilëson si “aktin e fundit politik”, dorëheqjen

Marjana Koçeku, deputetja e larguar tashmë nga Grupi Parlamentar i PS-së, ndërsa i është bashkuar protestave qytetare që kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër, i ëhstë drejtuar me një letër të hapur kreut socialist, të cilit i thotë se nuk mund të frymëzojë më dhe që shqiptarët duan largimin e tij.

“Shqiptarët janë lodhur dhe nuk frymëzohen ma as nga ju, e as nga kasta e vjetër politike. Kjo iu ka çuar në një krizë të thellë legjitimiteti, e cila vështirë se mund të tejkalohet pa pasoja apo lëshime”, i drejtohet Koçeku, Edi Ramës.

Në letrën e saj, Koçeku e përshkruan protestën si një shprehje të revoltës së qytetarëve ndaj klasës politike dhe si një përpjekje për të rikthyer ndjenjën e përkatësisë ndaj vendit. Sipas saj, protestuesit po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese dhe nuk duhet të përballen me përçmim apo denigrim nga pushteti.

Deputetja thekson se protesta nuk është kundër aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, por kundër një sistemi të brendshëm që, sipas saj, është ndërtuar mbi frikën, servilizmin dhe largimin e qytetarëve nga vendimmarrja. Ajo vlerëson qëndresën e pjesëmarrësve në protestë dhe e konsideron atë një shenjë të ndërgjegjësimit qytetar.

Koçeku ndalet edhe te përvoja e saj politike, duke deklaruar se largimi nga formacioni politik ku bënte pjesë ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. Ajo pretendon se brenda strukturave politike nuk pranoheshin mendimet ndryshe dhe se debati i lirë ishte i kufizuar.

Në letrën drejtuar kryeministrit, deputetja shpreh bindjen se qeveria dhe klasa e vjetër politike kanë humbur besimin e qytetarëve. Sipas saj, zhvillimi i promovuar nga qeveria nuk perceptohet më si i tillë nga një pjesë e shoqërisë, ndërsa përmend si shembuj pakënaqësitë e krijuara nga çështje të ndryshme publike dhe mjedisore, përfshirë kauzat e Rrjollit dhe Zvërnecit.

Koçeku shkruan se Shqipëria ka nevojë për një model zhvillimi që respekton natyrën, pronën, identitetin kombëtar dhe interesat e brezave të ardhshëm. Ajo shton se zhvillimi nuk mund të konsiderohet i suksesshëm nëse qytetarët detyrohen të emigrojnë për të siguruar mirëqenie.

Deputetja i bën thirrje Kryeministrit Rama të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të ndërmarrë atë që ajo e cilëson si “aktin e fundit politik”, dorëheqjen. Sipas Koçekut, ky veprim do të ishte në interes të së mirës së përbashkët dhe do të përfaqësonte një akt përgjegjësie politike ndaj qytetarëve.

Në fund të letrës, Koçeku i kujton Ramës edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer ku deputetja paralajmërohet se ka mbetur e vetme, ndërsa thekson se kjo nuk e tremb aspak, pasi ajo njihet si “Marjana e maleve”.

Në mesazhet e fundit që kemi shkëmbyer më keni thënë se do të mbetem vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk do të përfillin më. Por unë nuk kam frikë të eci vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, dhe tani e kam kaluar gardhin pa kthim”, shkruan ajo.

E njohur si ‘Neomalsorja”, Koçeku u shfaq pak ditë më parë në protestën qytetare, të cilës iu bashkuan me qindra shqiptarë të Diasporës, kryesisht të ardhur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Letra e plotë e Marjana Koçekut

Letër e Hapur

Kryeministrit z. Edi Rama

Zoti Kryeministër,

Mbasditen e sotme pritet të jetë dita e 24-të e nji proteste prej dhjetëra mijëra qytetarësh të mbledhun në shesh, të revoltuem e të lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të krejt klasës politike të vendit.

Populli ju ka kërku nji rresht pikash, të cilat ju, përveçse keni shmangë përballjen dhe llogaridhanien që ju takon si drejtues i shtetit, po përpiqeni në mënyrë të padrejtë t’i fyeni, t’i ulni shpirtnisht dhe t’i denigroni, edhe pse ata po ushtrojnë nji të drejtë të tyne themelore kushtetuese: protestën.

Populli shqiptar ka ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA-në dhe kjo protestë nuk u kundërvihet aspak atyne, por sistemit të mbrendshëm që asht krijue ndër dekada mbi frikën, servilizmin dhe tëhuajsimin e qenies shqiptare. Nji sistem ku, pamvarësisht iluzioneve të para që m’u krijuen, nuk e gjeta veten, së paku jo si pjesë e nji partie të caktume.

Kjo protestë, sidomos qysh se u bana pjesë fizike e saj, më bani me kuptue edhe ma shumë se shqiptarët, ma në fund, po e llogarisin atdheun e tyne si atdhe; po e shohin vendin e tyne si nji hapsinë të jetueshme, ku duhet të kthehen dhe jo si nji tokë prej së cilës duhet të largohen. E admiroj qëndresën e tyne, kjo tregon se kena kujt me i shërbye!

Populli shqiptar po tenton me kalu nga vegjëlia në sovranitet për me shpreh vullnetin e penguem dhe, pas kaq shumë motesh, për me realizue kalimin nga ndërgjegjja personale te vetëdija kolektive, që mbart thellë e pastër mrenda vetes të trija kohët e njerit.

Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit unë i përkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve tonë, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja për me mbijetue. Ky brez asht pa komplekse dhe kërkon me e manifestu energjinë dhe lirinë e vet pa u ba mashë e as hije e pushtetit.

Hymja jeme në politikë ka qenë nji vendim që më mori kohë për me e gjet guximin që ta bajsha atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtue dhe që sot ndodhet në nji dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe ma shumë kohë derisa gjeta guximin për me e realizue.

Shqiptarët janë lodhë dhe nuk frymëzohen ma as nga ju, e as nga kasta e vjetër politike. Kjo iu ka çue në nji krizë të thellë legjitimiteti e cila vështirë se mund të tejkalohet pa pasoja a lëshime.

Ndërtimet, për të cilat qytetarët nuk u pyetën kurrë, i bajnë hije edhe tokës edhe qiellit. Mohuesit e rimohuesit e këtij vendi i kanë shndërrue në nji përzimje pa identitet dhe duket sikur shtyjnë njani-tjetrin me brryla. Prandaj me të drejtë, nuk besohet ma në zhvillimin që ju proklamoni.

Përçmimi i revoltës së njerëzve të thjeshtë dhe kauzave si ajo e Rrjollit, Zvërnecit e shumë të tjerave në kohë, kanë ndërtue nji ngrehinë pakënaqësish që vështirë të shembet ma.

Për ata që pyesin pse nuk fola ma herët, përgjigjja nuk kërkon shumë kohë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshmëninë morale. Madje ata me çdo mjet përpiqen t’ia marrin frymën edhe tentativës ma të vogël për me qenë ndryshe, a me mendim të lirë.

Jam e bindun se me botëkuptime tëhuajsuese nuk mund të ndërtohen realitete të sigurta për të ardhmen. Prandaj asht koha të kalojmë nga ndërtimi i projekteve 3D te ndërtimi i nji botëkuptimi tjetër, ma autentik, të cilin kjo protestë po e mbjell dhe po e udhëheq ma së miri, nji botëkuptim ku i hueji nuk trajtohet ma mirë se i joti, nji mendësi që i lejon shqiptarit me qenë zot në shtëpinë e vet.

Anmiqtë e vendit tonë nuk kanë qenë thuejse kurrë të jashtëm, ashtu siç po përpiqeni edhe ju t’i pikturoni, por kanë qenë ma së shumti të mbrendshëm, të strukun mirë, të kollarisun dhe të kapluem nga dalldia e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti.

Zoti Kryeministër, nji zhvillim asht i mirë vetëm kur u shërben njerëzve të vet dhe kur i mban ata në mirëqenie, pa qenë të detyruem të bahen emigrantë në tokë të huej e turistë në vend të vet. Përndryshe, ky zhvillim bahet i dhunshëm, nëse të detyron të harrosh se kush je e se kujt i përket.

Shqiptarët nuk kanë nevojë medoemos për të huejën; ata kanë nevojë për një realizëm dhe për nji zhvillim që respekton natyrën, pronën, përkatësinë tonë, vlerat dhe mbi të gjitha për një zhvillim që nuk mohon parimin e solidaritetit me brezat e ardhshëm. Ata kanë nevojë për njerëz që i përfaqësojnë me ndërgjegjen e së nesërmes.

Si deputete e kam pa nga afër dhe jam e bindun se edhe nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma besim te ju, por guximi për me u rrëfye dhe për me veprue mund të lypin edhe pak kohë.

Njerëzit munden me rrokë nji ideologji të caktueme në masën që ajo u garanton nji perspektivë individuale dhe nji siguri kolektive. Sot n’Shqipni të dyja këto po çalojnë thellësisht.

Ditë mbas dite shqiptarët në shesh dhe ata që i mbështesin prej larg po japin mesazhin se nuk janë nji popull i ndaluem dhe nuk pranojnë ma të jenë të harruem. Kjo protestë asht nji lumë i rrëmbyeshëm që rrjedh në lëkurën e historisë dhe që nuk pranon ma të trajtohet sikur nuk shihet dhe nuk ndihet.

Mosmarrëveshja mes shtetit dhe kombit çon në shkelje të randa të moralit, në aleanca pa parime, në hedonizëm të verbët dhe në fund në nji kulm të ri të së keqes: përqeshjen e Shqipnisë. Dhe ky pokerizëm që po i bahet vendit tonë, po na shpie qorrazi nëpër natë drejt përplasjes me ajsbergun.

Jeni ende në kohë ta ndaloni këtë. Të shfuqizoni ligjet klienteliste e favorizuese, të mendoni për Republikën dhe për popullin shqiptar, i cili ka pa dhe ka përjetue mjaftueshëm dhe që tash meriton të respektohet dhe të mbrohet.

Unë e di se ka shumë kumona që bien mbrenda jush, por ajo që di po ashtu asht se kryeministri nuk asht mëkambësi i Zotit. Nëse hyjnorja nuk e lyp kurrë legjitimitetin, kryeministri e lyp atë periodikisht. Dhe nëse dëshironi që legjitimiteti t’iu rikthehet, atëherë ndigjojeni sheshin. Ndigjojeni ahtin e popullit tuej.

Nuk asht detyrë e pushtetit ta bajnë njeriun të lumtun, detyrë e tij asht me krijue kushtet që ai me mujtë me qenë i lumtun. Protestuesit nuk janë as libertinë, as jakobinë; janë shqiptarë të ndërgjegjshëm që kanë vendosë me iu rikthye vendit, vetes dhe dinjitetit të tyne.

Nëse do t’jua doja të mirën, do t’ju uroja ma pak pushtet dhe ma shumë fisnikëri. Kjo arrihet vetëm nëse kryeni aktin tuej të mbramë politik: atë të dorëheqjes.

E di se ky vendim kërkon ndjeshmëni morale, fisnikëri politike dhe mbi të gjitha atdhedashni. Uroj t’i gjeni sa ma parë këto virtyte, që vendin që shqiptarët jua dhanë ta leni me dinjitet. Për këtë, jeni ende n’kohë.

Sheshi po thërret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mundësinë me vendosë drejtësinë. Prandaj si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republikës së Shqipërisë, ju baj thirrje me vepru në emën të së mirës së përbashkët; në emën të asaj që asht dhe jo të asaj që ju mendoni se asht; t’i shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuej.

Në mesazhet e fundit që kena shkëmbye më keni thanë se kam me mbetë vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk kanë me më përfillë ma. Por unë nuk kam frikë me ecë vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim.

Marjana Koçeku



koceku rama letra

17 Komente

  1. P
    Populli shqiptar!

    Ramo, F*CK YOU!

    1. G
      GF

      Politika shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë shfaqet një figurë e re me ngarkesë emocionale, mediatike apo simbolike, vërsulen shumë njerëz për ta përdorur si armë kundër kundërshtarit të radhës. E pamë me Rudina Hajdari. U ngrit në qiell nga shumë analistë, politikanë dhe media, jo domosdoshmërisht sepse besonin tek ajo, por sepse u shërbente për betejat e tyre të momentit. Kur mbaroi dobia politike, të njëjtët njerëz që e duartrokisnin u zhdukën dhe e lanë vetëm. Sot pothuajse askush nuk flet më për të. Prandaj jam gjithmonë skeptik kur shoh entuziazëm të tepruar për figura të reja. Shpesh pas brohorimave nuk fshihet mbështetje e sinqertë, por interesi për t’i përdorur si simbol, si flamur apo si mjet presioni ndaj dikujt tjetër. Fatkeqësisht, ata që paguajnë çmimin janë vetë personat që besojnë se po ndërtojnë një karrierë politike, ndërsa në të vërtetë po përdoren në një lojë shumë më të madhe se ata. Historia politike shqiptare është plot me njerëz që u shpallën “shpresa e kombit” për disa muaj apo disa vite dhe më pas u harruan pa asnjë mëshirë. Kjo është arsyeja pse vlera e një politikani nuk matet kur e duartrokasin turmat apo mediat, por kur arrin të mbijetojë politikisht edhe pasi fiket zhurma, kamerat dhe interesat e atyre që e përdorën.

      1. A
        Ai tipi

        E para hajdari eshte shembull i gabuar se ka formim difektoz e te mos flasim per origjinen. E dyta kjo vajze nuk eshte ne fazen e te qenit prurje por ate te ripozicionimit politik. E treta shkruan pa shprese e ndoshta nga zhgenjim personal - zakoni i vjeter shqiptar i te ngaterruarit te qendres se botes me unin…

      2. C
        Celsi

        Largohu Rama na zhgenjeve te gjitheve. Je turp i PS largohu nje ore e me pare.

        1. A
          AAA

          te lumte moj vajze. Njeriuu eshte i qete kur ben detyren e per me teper ne emer te popullit.

            1. E
              E

              Ke te drejte,Shqiptaret frymezohen nga ti. Shkelqen me intelekt dhe drejtshkrim.Po na e pershtiros Shqipen me dialektin tend katunar. Shiko a te polli dhija e mos u merr me punet e Shqiperise.Deri dje se dinim nga ishe sot paske kaluar gardhin e po na ndricon me vizione. Vjen nga hici ne hiç do shkosh. Te rroft bagetija Shqiperine ka kush e udheheq.

              1. A
                AT

                Ajo duhet te ishte shqipja zyrtare po mos te ishte per gjakprishurit zagare te kuq si puna jote

                1. E
                  E

                  Gjuhen letrare nuk e zgjodha une, por e mesova ne shkolle, pavaresisht dialektit ne shtepi.Nese eshte bere ndonje pune e mire ne kohen e Enverit eshte shqipja e njesuar. Sikur cdo katunar nga Jugu ose Veriu te shkruante( se e folura eshte ne rregull) ne dialekt do ishte vec percarese per Shqiptaret. Prandaj nuk zeme vend e kemi rrumuje here mbas here se cdo lloj trapi mendon qe ka te drejte edhe kur shteti funksionon. Thjesht duhet toleranz e kulture demokracije.( qe kete skemi ku ta gjejme kur te gjithe shajne me rob shpije thjesht se mendojme ndryshe)

              2. s
                sea

                Shume dinjitoze kjo vajza qe nuk e njoh. Mgjse me kaq langaraq sa eshte km, cdo njeri dukej sh dinjitoz e me integritet. Ky palaco mbetet rrezik dhe fatkeqesi kombetare.

                1. x
                  xxx

                  Ca mban kjo toke!!!! Shikoheni si flet kryem vendit.

                  1. E
                    Edvin Antishqiptari

                    T’u desht shume kohe per t’a njohe KARAXHOZIN kryemut edvin??!!….. E po ….ma mire vone se kurr!!!

                    1. R
                      Red

                      Kam miq e më shumë se miq nga Mirdita e deri në Dukagjin por zonjës duhet me i tërheq pak vrejtje. Si fillim njëherë kjo për rrespekt të popullit ,kushtetutës e gjuhës së bukur SHQIPE , të filloj të na shkruaj në gjuhën letrare.Boll mo me dialektizma e krahinore se i doli boj ksaj dhisë së maleve.mue ,ktue ,revoltuem etj etj etj. Mos i jep kaq rënsi vetes o “keç i njomë” në politik.

                      1. A
                        AT

                        …sa ata te sufllaqeve si ti jane cjeper ne fakt

                      2. p
                        pamfleti

                        te gjithe komentuesit e mesiper o i dashur pamflet i ke antishqiptaret me te medhej pas albin kurtit

                        1. p
                          ppp-ja e anetes

                          Ik mor pjelle pa identitet se ti s’di c’eshte shqiptaria

                        2. T
                          Tony

                          Kesaj ia kane vene emrin gabim duke e lartesuar ne kulm me emrin "Malesore" ne vend qe ta therrisnin maloke shpelle.

                          Lini një Përgjigje