
Mediat spanjolle raportojnë se ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës, e programuar për të nisur në orën 21:00, është shtyrë për shkak të një ngjarje tejet të rëndë.
“Mundo Deportivo” raporton se Karles Minarro Garsia, mjeku i Barcelonës, është gjetur i pajetë në dhomat e zhveshjes, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.
Ndërsa prestigjiozja tjetër “Cadena Ser” raporton se kanë qenë vetë lojtarët e Barcelonës që kanë kërkuar të shtyhet ndeshja për shkak të këtij lajmi. Pas lajmit të rëndë ka reaguar edhe vetë klubi i Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në këto momente të vështira, dërgojmë gjithë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë për familjen dhe të afërmit e tij,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit katalanas.

Lini një Përgjigje