TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 19:42

PSG triumfon mes spektaklit, parizienët fitojnë në transfertë dhe mbyllin llogaritë në Ligën 1

Shkruar nga Pamfleti

PSG triumfon mes spektaklit, parizienët fitojnë në

Edhe pse të dëshpëruar me mënyrën si humbën në mesjavë në minutat e fundit ndaj Liverpulit në Champions League, PSG fitoi 1-4 në transfertë ndaj Rene, ndeshje e vlefshme për javën e 25 në Ligën 1.

Barkola hapi serinë e golave në minutën e 26, duke dërguar bukur topin mes këmbëve të portierit vendas. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në.

Parizienët shënuan golin e dytë me Gonçalo Ramos në minutën e 50, pas asistit të bukur të Barkola. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Brasier në minutën e 52.

PSG shënoi dhe dy gola të tjerë në minutat shtesë 91 dhe 94 me Osman Dembele. Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson me 16 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Marsejë.

psg rene kampionati francez

Lini një Përgjigje