
Liverpuli ka triumfuar me rezultatin 3-1 në “Anfield Road” ndaj Sauthemptonit, ndeshje e vlefshme për javën e 28 në Premier Ligë. Miqtë shënuan në fund të pjesës së parë duke e mbyllur në avantazh me golin e Smallbone, i cili përfitoi nga një keqkuptim mes Van Dajk dhe Alison.
Liverpuli përmbysi disavantazhin brenda 3 minutash. Në minutën 51, Luis Diaz bëri gjithçka bukur dhe asiston për Darvin Nunjez, i cili e pati shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.
Në minutën e 54, Nunjez fiton penallti pasi u pengua brenda zonës. Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi të kuqtë në avantazh.
Në minutën e 86, Salah shënoi sërish nga penalltia. Liverpuli fiton 3-1 dhe shkon i sigurt drejt titullit. Momentalisht kryeson me 16 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë. Ndërsa Sauthemptoni është dorëzuar përfundimisht dhe sezonin e ri do luajë në Championship, pasi renditet në fund të tabelës me 9 pikë.
Lini një Përgjigje