TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 15:57

Intervista e rrallë e Uzunit në SHBA: Ky është goli që më ndryshoi jetën

Shkruar nga Pamfleti

Intervista e rrallë e Uzunit në SHBA: Ky është goli që

Ka shënuar shumë, por ky qenka më vete. Myrto Uzuni, njeriu që pushtoi me gola Hungarinë e Spanjën, mban si më të shtrenjtin atë që realizoi kur vishte fanelën e Laçit.

Ishte 19 korriku i vitit 2018, kur ai i dha kualifikimin skuadrës nga Kurbini ndaj ekipit nga Qipro, Anorthosis Famagusta. Vendosi goditja e beratasit në minutën e 88, ndërsa në stadiumin e Laçit ishin disa vizitorë të rëndësishëm.

Ylli kuqezi e tregon këtë në një intervistë që jep në Shtetet e Bashkuara.

Ne shkuam në plej of, nuk arritëm dot deri te grupet, por për herë të parë morëm pjesë në kupat e Europës me Laçin. Në stadium ishin vëzhgues nga Lokomotiva e Zagrebit për të më ndjekur. Isha në një klub të vogël, por që pati sukses. Unë luaja si lojtar i krahut të majtë. Ajo ndeshje pati 90 për qind zotërim topi prej tyre, dhe vetëm 10 për qind nga ana jonë. Ne thuajse nuk e prekëm fare topin. Vëzhguesit nga Zagrebi më thanë pas ndeshjes se nëse do të veçonin një lojtar, ky do të isha unë. Në minutat e fundit erdhi një kros dhe unë shënova me kokë. Ne fituam 1-0. Ai ishte momenti i jetës sime. Ai moment ndryshoi gjithçka”.

Pas pak javësh, ai shkoi në Ligën e Parë të Kroacisë, ku u bë një nga lojtarët më të mirë me fanelën e Lokomotivës së Zagrebit.

E vazhdoi karrierën shkëlqyeshëm te Ferencvarosh në Hungari, ku u prezantua më 17 korrik 2020, dhe gjithashtu shënoi gola të shumtë e të rëndësishëm.

Kulmi padyshim ishte te Granada, ku fitoi Këpucën e Artë në Ligën e Dytë të Spanjës, shënoi 11 gola në La Liga, dhe u bë shënuesi i huaj më i mirë në historinë e klubit.

Të shohim nëse i njëjti sukses do të përsëritet në Amerikë.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje