TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 15:34

Notingam Forest gjithnjë e më pranë ëndrrës Champions, i “lënë targën” Mançester Sitit

Shkruar nga Pamfleti

Notingam Forest gjithnjë e më pranë ëndrrës Champions,

Mançester Siti ka pësuar humbjen e 9 në këtë  edicion në Premier Ligë, teksa është mundur me shifrat 1-0 nga Notingem Forest në duelin direkt për vendin e tretë në renditje.

Në një ndeshje me shumë rivalitet, Notingemi ka treguar se sa shumë e dëshironte një rezultat të tillë duke i rezistuar sulmeve të skuadrës së Guardiolës, ndërsa goditi në pjesën e dytë të takimit me Hadson-Odoin, kur regjistrohej minuta e 83.

Ky gol mjaftoi që Notingemi të merrte tre pikët nga përballja dhe të mbante vendin e tretë, tashmë me katër pikë diferencë nga “qytetarët” që e ndjekin.

mançester siti notingem forest premier liga

Lini një Përgjigje