TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2025, 23:00

Liga e Europës/ Frankfurti bën mrekullinë në Holandë, Roma dhe Porto “shtrëngojnë duart”, Lacio triumfon me 9 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Frankfurti bën mrekullinë në Holandë,

Përfundojnë ndeshjet e orës 21:00 në Ligën e Europës. Surpriza ndodhi në Holandë, ku Ajaksi është mposhtur nga Ajntarhti i Frankfurtit me rezultatin 1-2.

Brajan Brobi kaloi holandezët në avantazh në minutën e 10 të takimit. Në minutën e 28, Hugo Larson barazoi shifrat për Frankfurtin.

Në minutën e 70, Elis Skiri i dha fitoren gjermanëve, duke shkuar të qetë në takimin e kthimit në Gjermani që do të luhet javën e ardhshme.

Në “Olimpico”, Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1, duke lënë të hapur kualifikimin. Verdhekuqtë e panë veten në disavantazh në minutën e 50, pasi Injaki Uilliams kaloi baskët në epërsi.

Në minutën e 56, kryeqytetasit barazuan shifrat me Anxhelinon. Në minutën e 86, Alvarez la Porton me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri nuk përfitoi nga inferioriteti numerik i miqve dhe bënë që ndeshja të mbyllej në paqe dhe kualifikimi mes këtyre 2 ekipeve të vendoset javën e ardhshme në Portugali.

Ashtu si Roma edhe Lacio e ka mbyllur ndeshjen në barazim 1-1. Alesio Romanjoli kaloi të kaltërit në avantazh me golin e realizuar në minutën e 18.

Çekët barazuan shifrat në minutën e 53 me Durosinmi. Në minutën e 70, italianët mbetën me 10 lojtarë pasi Nikolo Rovela u ndëshkua me karton të kuq.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Lacio e mbylli ndeshjen si mos më keq, pasi në minutën e 90+3, Samuel Gigot la ekipin e tij me 9 lojtarë.

Por, Lacio nuk u dorëzua dhe kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, skuadra e drejtuar nag Baroni gjeti golin e fitores me Gustav Isaksen në minutën e 90+8.

Kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në “Olimpico”.

Në ndeshjen tjetër, Olimpiakosi i Pireut është mposhtur në Norvegji nga Bodo Glimt me rezultatin e pastër 3-0 dhe është me një këmbë jashtë Ligës së Europës.

roma lacio olimpiakos pire liga e europës

Lini një Përgjigje