
Portieri i Bajernit të Mynihut Manuel Nojer u lëndua teksa festonte një gol të bavarezëve në Champions, në sfidën e mbyllur 3-0 ndaj Leverkusenit.
Portieri gjerman la fushën pas një dëmtimi të kyçit të këmbës së djathtë në minutën e 58, duke shqetësuar stafin. Sipas asaj që shkruan klubi, ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë.
“Manuel Nojer pësoi një këputje muskulore në pulpën e djathtë gjatë fitores 3-0 ndaj Bajer Leverkusen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje. Diagnoza është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Bajernit. Portieri do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar”- shkruan klubi.
Lini një Përgjigje