
Jasir Asani vazhdon të jetë një lider te skuadra e Guangju në Kore. “Mëngjarashi” i kombëtares bëri një ndeshje mjaft pozitive në duelin kundër Aniang.
Ish-i i Partizanit shënoi një dopietë spektakolare për t’i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së tij. Padiskutim që kjo paraqitje është vlerësuar, me Asanin që është zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin korean.
Gjithashtu është vlerësuar me notën 8.3. Kujtojmë se 29-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 1 asist në 11 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Lini një Përgjigje