TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2025, 17:02

“Tek Espanjoli gjeta vazhdimësinë, tifozët janë fantastikë”, Marash Kumbulla: Pas dëmtimit, më duhej të luaja

Shkruar nga Pamfleti

“Tek Espanjoli gjeta vazhdimësinë, tifozët janë

Marash Kumbulla u largua nga Roma për t’iu bashkuar Espanjolit në formë huazimi. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po përshtatet mjaft mirë në La Liga, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për eksperiencën e tij te kjo skuadër.

Ky klub më ka dhënë vazhdimësi. Kur e mundëm Realin e Madridit, as që e besoja. “Los Blancos” janë një skuadër që nuk vdes kurrë. Edhe kur ra bilbili i fundit, unë qendrova i tensionuar.

Jam i lumtur që zgjodha këtë skuadër. Pas dëmtimit më duhej të luaja. Tifozët janë fantastikë, gjithmonë përsërisin se ‘Espanjoli është një ndjenjë’. Stadiumi është plot”- tha ai.

 

mbrojtësi i kombëtares shqiptare marash kumbulla espanjol

Lini një Përgjigje