TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2025, 16:16

Evertoni mbyll përgatitjet dhe kthehet bashkë me Brojën nga Emiratet, sulmuesi kuqezi me plan të qartë për aktivizimin

Shkruar nga Pamfleti

Evertoni mbyll përgatitjet dhe kthehet bashkë me Brojën nga

Evertoni shfrytëzoi pauzën e Premier Ligës nga ndeshjet e Kupës për të zhvilluar një minifazë stërvitore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Prej ditësh me skuadrën është bashkuar edhe Armando Broja, i cili është rikuperuar dhe po merr ngarkesën e nevojshme. Rikthimi i tij është programuar me një plan të qartë aktivizimi, ndërsa minutat duhet të merren gradualisht.

Dje skuadra e Evertonit është rikthyer në Angli, sepse në fundjavë do të përballet me Uollverhemptonin. Broja nuk ka kompletuar të gjithë seancën stërvitore, por ka marrë vetëm një pjesë të ngarkesës.

Rikthimi i tij në fushë pritet me shumë mundësi javën tjetër, ndërsa më 17 nis grumbullimi i kombëtareve dhe një aktivizim në ndeshjen e fundit me Evertonin para pauzës, do të ishte një sinjal i mirë për sulmuesin që Silvinjo ta përfshinte në listë.

 

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare everton

Lini një Përgjigje