TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 23:00

Bajerni mbyll kualifikimin që në ndeshjen e parë, Barça ia del me 10 lojtarë; Liverpuli “shemb” në fund ‘Parkun e Princave’

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni mbyll kualifikimin që në ndeshjen e parë, Barça ia

Përfundojnë 3 ndeshjet e raundit të parë të 1/16 të Champiosn League. Bajerni i Mynihut ka “likuiduar” Leverkusenin e Granit Xhakës. Bavarezët kanë triumfuar në “Allianz Arena” me rezultatin e pastër 3-0.

Pas një krosimi të saktë nga Majkëll Olize, Herri Kejn shënoi në mënyrën e tij të preferuar, me kokë në minutën e 9-të. Bavarezët dyfishuan shifrat në minutën e 57.Pas një pasigurie nga portieri i Leverkusenit, Musiala u gjend në kohën dhe në momentin e duhur, duke dërguar topin në rrjetë.

Goli i parë erdhi pas një kombinimi perfekt Kane-Olise-Kane, ku anglezi shënoi me kokë në minutën e 9-të pas krosimit të marrë nga francezi.

Në minutën e 62, Leverkuseni mbeti me 10 lojtarë, pasi Nordi Mukiele la “aspirinat” me 10 lojtarë.

Në minutën e 75, ekipi i drejtuar nga Vinsent Kompani trefishoi shifrat. Në minutën e 75 ishte Herri Kejn që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, e fituar nga vetë ai, dhe dërgoi topin në rrjetë. Anglezi realizoi golin e dytë personal në këtë takim.

Në ndeshjen e luajtur në Portugali mes Benfikës dhe Barcelonës, katalanasit kanë dalë fitimtarë me golin e vetëm të realizuar nga Rafinja.

Në minutën e 60-të ishte braziliani që shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fortë nga distanca. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i vendasve, mori vetë topin dhe e dërgoi në rrjetë. Si rrallëherë shihet dhe Hansi Flick duke festuar.

Kujtojmë se Barcelona mbeti me 10 lojtarë, pasi Pau Kubarsi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22, pasi  ishte lojtari i fundit që pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë sulmuesin e Benfikës, Pavlidis.

Ndërkohë, supersfida e luajtur në “Parc D’es Prince”, Liverpuli ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 PSG. Heroi i të kuqve ishte Harvei Eliot me golin e realizuar në minutën e 87 të takimit.

 

bajern mynih bajer leverkusen barcelona liverpul psg champions league

Lini një Përgjigje