
Arsenali mundi 1-7 PSV në Champions, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Ish-sulmuesi i “Topçinjve”, Tieri Henri mendon se londinezët kanë shanse të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre trofeun me veshë të mëdhenj.
“Po, ata mund ta fitojnë Champions League. Unë besoj, prandaj e thashë. Po them thjesht, tani tregoni se mund ta bëni këtë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë që po rikthehen.
Pa asnjë mungesë respekti për Eindhovenin, mendova se do të ishte e vështirë, sidomos në transfertë, por ata e bënë të duket e lehtë. Mendoj se bënë një ndeshje të jashtëzakonshme”, përfundon deklaratën e tij, Tieri Henri.
Lini një Përgjigje