TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 21:32

Broja në fushë të shtunën kundër Ullverhemptonit? Sulmuesi kuqezi vazhdon stërvitjen me Evertonin

Shkruar nga Pamfleti

Broja në fushë të shtunën kundër Ullverhemptonit?

Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin në datën 1 mars. Sulmuesi shqiptar është shfaqur i ndryshuar fizikisht, teksa ka marrë më shumë masë muskulare në mënyrë që të përballojë më shumë kontaktet fizike dhe të minimizojë shanset e dëmtimit në të ardhmen.

Evertoni ka zhvilluar disa seanca stërvitore në Abu Dhabi për faktin se kishte 10 ditë pushim para ndeshjes të së shtunës që do të luajnë në Premier Ligë kundër Ullverhempton.

Por a do të jetë Broja i gatshëm për këtë takim? Një përgjigje që duhet të presim të paktën deri një ditë përpara këtij takimi, kur të jetë konferenca e trajnerit Mojes.

Deri tani Broja nuk ka marrë ngarkesën maksimale në stërvitje ashtu si edhe lojtarët e tjerë, me drejtuesit e Evertonit që po tregohen të kujdesshëm me sulmuesin shqiptar.

 

armando broja sulmuesi kuqezi everton

Lini një Përgjigje