TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 20:06

Igli Tare gjithnjë e më afër Milanit, Kasano mbështet shqiptarin: Është i duhuri për kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare gjithnjë e më afër Milanit, Kasano mbështet

Gjatë takimit të zakonshëm në “Twitch”, në programin “Viva El Futbol”, Antonio Kasano foli për Milanin dhe momentin delikat të krizës që po kalon skuadra e Serxho Konseisaos pas humbjes së hidhur në kampionat ndaj Lacios.

Faj kanë lojtarë si Teo dhe Leao që paguhen 13 milionë së bashku dhe vjen një si Nunjo Tavaresh që u jep leksione në mes të “San Siro”- s. Në ekipin aktual do të shpëtoja vetëm Reijndersin. Edhe menaxhimi ka problemet e veta.

I pari, Furlani, nuk ka përvojë në botën e futbollit e për pasojë nuk di të zgjedhë lojtarë apo trajnerë. Ai duhet të kishte marrë më shumë përgjegjësi në këto ditë të vështira. Ai zgjodhi Fonsekën, më pas e largoi dhe mori Konseisaon, i cili ka gjithashtu fajet e tij. Që kur mbërriti, nuk kam parë një ndeshje të Milanit të luajtur mirë, kam parë vetëm pak paraqitje të këqija, rrëmujë, ndaj edhe trajneri ka përgjegjësitë e tij”.

Kasano për Taren – Më pas, vëmendja e Kasanos kaloi në detyrën e drejtorit sportiv, një post që prej largimit të Maldinit nuk është mbuluar kurrë nga askush. Ish-fantazisti i ka idetë e qarta dhe “sponsorizon” kandidaturën e Igli Tares për këtë pozicion në bordin kuqezi.

Igli Tare do të ishte i duhuri. Ka përvojë, e njeh mirë Serinë A dhe për më tepër ka qenë futbollist. Për mua, është i kompletuar dhe do të ishte më i duhuri si drejtor sportiv te Milani. Nëse klubi zgjedh Paratiçin do të bënte një gabim trashanik. Nuk duhet harruar që është i skualifikuar deri në korrik. E vërtetë që mund t’i bashkohet Milanit pa një rol konkret të cilin do ta merrte në korrik, por për mendimin tim, kuqezinjtë duhet të këmbëngulin për Taren”.

antonio kasano ish-sulmuesi i milanit igli tare

Lini një Përgjigje