TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 18:57

Presidenti i FIFA-s zyrtarizon risinë e radhës: Finalja e Botërorit do të jetë si SuperBowl

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i FIFA-s zyrtarizon risinë e radhës: Finalja e

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka zyrtarizuar risinë e radhës për Botërorin 2026. Do të jetë një dalje totale nga tradita e organizimit të ndeshjeve të futbollit.

Edicioni i 23 i Kupës së Botës do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ku do të marrin pjesë 48 kombëtare.

Stadiumi “MetLife” (82,500 spektatorë) në Nju Xhërsi është stadiumi i përzgjedhur për finalen e madhe, e cila do të luhet më 19 korrik 2026.

Infantino ka konfirmuar se pas pjesës së parë do të zhvillohet një shfaqje LIVE, e ngjashme me ato që organizohen për Super Bowl. Performuesit do të jenë Kris Martin dhe Fil Harvi.

Ky do të jetë një moment historik për Kupën e Botës dhe kjo shfaqje do t’i përshtatet një turneu kaq gjigant, të përmasave më të mëdha që ka parë ndonjëherë historia e futbollit”, ka deklaruar numri 1 i FIFA-s.

xhani infantino presidenti i fifa finalja e botërorit

Lini një Përgjigje