TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 15:40

FSHF hesht për Roko Vatën, sulmuesi shqiptar merr ftesën nga kombëtarja A

Shkruar nga Pamfleti

FSHF hesht për Roko Vatën, sulmuesi shqiptar merr ftesën nga

Roko Vata nu do të luajë për Shqipërinë. Sulmuesi shqiptar ka marrë ftesë nga Irlanda e Veriut për të laujtur me këta të fundit.

19-vjeçari siç mësohet ka pranuar ftesën e tyre dhe në këtë mënyrë i ka dhënë fund edhe dilemës së madhe se për cilën përfaqësuese do të luajë. Kombëtarja irlandeze do të luajë ndaj Zvicrës më 21 mars, me sulmuesin shqiptar që pritet të marrë edhe minuta.

Vata falë paraqitjeve të tij pozitive me Uotfordin në Angli ka arritur të marrë vëmendjen e kombëtares A të Irlandës. Në këtë sezon ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë dhe 3 asiste.

Kujtojmë se Vata asnjëherë nuk ka veshur fanelën e Shqipërisë, pasi ka preferuar gjithmonë të veshë fanelën e Irlandës, duke luajtur për të gjithë grupmoshat e kësaj kombëtareje.

 

roko vata sulmuesi shqiptar kombëtarja e irlandës

Lini një Përgjigje