TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 23:00

Reali fiton derbin përballë Atletikos, Arsenali siguron kualifikimin, Nuaneri shkruan historinë; paqe mes Dortmundit dhe Lilës

Shkruar nga Pamfleti

Reali fiton derbin përballë Atletikos, Arsenali siguron kualifikimin,

Përfundojnë 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League. Derbi i Madridit flet për Realin. Skuadra e Ançelotit ka mposhtur me rezultatin 2-1 Atletikon.

Pas një topi të marrë në krah nga Valverde, Rodrigo bëri vetë gjithçka bukur dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4 të sfidës.

Në minutën e 32, Atletiko barazoi shifrat. Alvarez mori topin në të majtë, shmangu Kamavingën dhe lëshoi një gjuajtje në shtyllën e dytë, të pakapshme për Kurtua.

Në minutën e 55, Reali gjeti golin e fitores. Pas një topi të marrë nga Mendi, Diaz lëvizi bukur brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë.

Kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendoset javën e ardhshme në “Wanda Metropolitano”.

Arsenali ka hipotekuar që në takimin e parë. “Topçinjtë” kanë shkatërruar 1-7 PSV Eindoven në transfertë.

Në minutën e 17 ishte Jurrien Timber që shënoi me kokë pas asistit të Deklan Rajs. 3 minuta më vonë shënoi adoleshenti Nuaneri, i cili është vetëm 17 vjeç e 348 ditë. Ai është lojtari më i ri i Arsenalit që shënon një gol në fazën me eliminim direkt në Champions League dhe i treti më i ri në përgjithësi në këtë kompeticion pas Bojan Kërkiç në vitin 2008 (17 vjeç, 217 ditë) dhe Xhud Belingam në vitin 2021 (17 vjeç, 289 ditë).

Në minutën e 30, Arsenali shënoi dhe golin e tretë me Merinon.

Arsenali shënoi edhe dy gola të tjerë ndaj PSV në fillim të pjesës së dytë duke i çuar shifrat në 1-5. Në minutën e 46 ishte Odegard që dërgoi topin në rrjetë.

Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i “Topçinjve”, Kalafiori asistoi për Troshard, ku ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 72 të ishte sërish norvegjezi Odegard, i cili pas një topi të marrë në mesfushë nga Merino, bëri vetë gjithçka mirë dhe shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për Arsenalin. Në minutën e 85 ishte radha e Odegard për të asistuar për Kalafiorin, italiani shënoi golin e shtatë të takimit.

Në minutën e 43, Noa Lang ngushtoi diferencën për holandezët, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Ndërkohë ndeshja e luajtur në “Sigal Iduna Park”, ajo mes Borusias së Dortmundit dhe Lilës është mbyllur në barazim 1-1.

Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22 me Karim Adejemi, i cili zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur nga distanca, pas topit të kthyer nga goditja e këndit.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Francezët barazuan shifrat në minutën e 67 me anë të Haraldson, pas asistit të David. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në Francë.

 

 

arsenal psv real madrid atletiko madrid champions league

Lini një Përgjigje