TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 21:06

Borxhet po çojnë drejt shkatërrimit Mançester Junajtid, tifozët përgatisin protestë të re kundër familjes Glejzër

Shkruar nga Pamfleti

Borxhet po çojnë drejt shkatërrimit Mançester Junajtid,

Një grup tifozësh të Mançester Junajtid po përgatitin një protestë të re kundër drejtuesve të klubit. Këtë herë, anëtarët e grupit ‘The 1958’ do të shfrytëzojnë ndeshjen e madhe ndaj Arsenalit këtë fundjavë për të shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tyre ndaj familjes Glejzër.

Organizatorët u bëjnë thirrje tifozëve të “Djajve të Kuq” që të vishen me të zeza, si simbol i “vdekjes së ngadaltë” të klubit, për shkak të borxheve të mëdha, menaxhimit të keq dhe shfrytëzimit të tifozëve, të reflektuar në rritjen e çmimeve të biletave.

Stiv Krompton, zëdhënës i grupit, deklaroi:

Klubi po vdes ngadalë para syve tanë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe i gjithë faji bie mbi modelin aktual të menaxhimit të pronarëve. Në shumë aspekte, kjo është kriza më e madhe që Junajtid ka përjetuar që nga katastrofa e Mynihut, e cila frymëzoi edhe emrin tonë.

Klubi po përballet me një ‘Armagedon’ financiar. Borxhet po e çojnë drejt shkatërrimit. Sër Met Basby duhet të jetë duke u rrotulluar në varrin e tij kur sheh situatën aktuale të një prej institucioneve më të mëdha të futbollit botëror, që tani është në gjunjë dhe në shumë aspekte është bërë objekt talljeje.”

Mançester Junajtid renditet në vendin e 14 me 33 pikë, ndërsa Arsenali është në vendin e 2 me 54 pikë (13 më pak se Liverpuli, por me një ndeshje më pak). Protesta pritet të jetë një tjetër sinjal i fortë i revoltës së tifozëve ndaj pronarëve amerikanë të klubit.

 

mançester junajtid tifozët e djajve të kuq familja glejzër

Lini një Përgjigje