TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 22:15

Interi argëtohet në Holandë, Asllani në qendër të shakave; Turam e mban me të qeshura (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi argëtohet në Holandë, Asllani në qendër të

Barazimi përballë Napolit në fundjavë, duket se nuk ka ulur aspak moralin në radhët e Interit. Të paktën kjo duket nga atmosfera mjaft e çliruar me të cilën zikaltrit janë paraqitur në Roterdam, ku kanë udhëtuar sot për ndeshjen në Ligën e Kampioneve ndaj vendasve të Fejenordit.

Pamjet e publikuara nga mediat italiane nga vizita në stadiumin ku do të luhet ndeshja këtë të mërkurë, tregojnë lojtarët e Interit duke u argëtuar në disa momente humori, me Kristjan Asllanin protagonist.

Turam është ai që mban nga krahët futbollistin pa e lëshuar mes protestave të tij, duke sjellë të qeshura te lojtarët e tjerë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje