TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 17:00

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e diasporës në Toronto protestë kundër Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e

Protestat e shqiptarëve në diasporë kanë vijuar edhe në Kanada, ku qindra qytetarë janë mbledhur në Toronto për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë shqiptare.

Tubimi u zhvillua në kuadër të protestave të organizuara nga komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës, të cilat kanë përcjellë mesazhe për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën slogane në mbështetje të Shqipërisë dhe theksuan se vendi u përket qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Thirrjet për ndryshim u shoqëruan me mesazhe të ngjashme me ato që janë dëgjuar në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytete të tjera të Shqipërisë dhe në disa kryeqytete evropiane.

“Shqipëria është e jona, jo e pushtetarëve”, “Revolucion!”, “Rama ik!”, "Sazani nuk është i Kristaqit", "Kam gjak shqiptari, jo tradhtari", ishin disa nga thirrjet.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat dhe komentet në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, ai kritikoi gjuhën fyese të përdorur nga disa komentues, duke i cilësuar ata si “klounë”.

“Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhlisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk”, shkroi Rama.

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e

"Shqipëria është e jona!", shqiptarët e

Lini një Përgjigje