TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 19:09

"Gjino fikun, jo pallatin buzë liqenit"/ Pas Tiranës dhe Shkodrës, Pogradeci i bashkohet protestave

Shkruar nga Pamfleti

"Gjino fikun, jo pallatin buzë liqenit"/ Pas Tiranës dhe

Pogradeci i është bashkuar lëvizjes së protestave që po përhapet në qytete të ndryshme të vendit, ku dhjetëra qytetarë dolën në një tubim të organizuar në qendër të qytetit.

Të mbledhur në sheshin e kinemasë, protestuesit shprehën solidaritetin e tyre me qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë dhe në zona të tjera të Shqipërisë, duke theksuar se kauza e tyre është pjesë e një reagimi më të gjerë qytetar.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme si “Oligarkët s’kanë limite”, apo “sot flamingot, nesër unë”.  

"Gjino fikun, jo pallatin buzë liqenit", ishte një tjetër pankartë që mbante një qytetar.

"Gjino fikun, jo pallatin buzë liqenit"/ Pas Tiranës dhe

Qytetarët deklaruan se synojnë të sensibilizojnë opinionin publik dhe të mbështesin kërkesat që po ngrihen në protestat mbarëkombëtare, ndërsa kërkuan më shumë angazhim qytetar.

Me hyrjen e Pogradecit në këtë valë protestash, numri i qyteteve që po organizojnë tubime kundër qeverisë vijon të rritet. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

pogradeci proteste tubim

Lini një Përgjigje