
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të në Elbasan me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste ka shpërthyer në akuza ndaj Blogerëve, influencërve dhe Gazetarëve që i kanë dhënë zë “revolucionit të flamengove”.
Dukshëm i irrituar nga protesta e qytetarëve, Rama tha se një tufë blogerësh që mbledhin para duke treguar çdo pjesë të trupit, gjë që ai tha se e ka bërë pa lekë vite më parë, flasin për tradhti ndaj Shqipërisë, nuk i paguajnë asnjë taksë shtetit.
“Ne jemi... ne nuk jemi tradhtarët. Na tregojnë këta korrupsionin. Na tregojnë korrupsionin blogerat që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri. Po... edhe që nuk i japin një euro taksë shtetit dhe popullit shqiptar. Një euro taksë nuk paguajnë ata! Blogera, influencera! Na tregojnë ne... na tregojnë ne tradhtarët, disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë nën dorë, nuk deklarojnë pagat e tyre. Shkojnë atje te Green Coast-i, bëjnë pushime në mes të betonit, edhe vijnë këtej edhe u qajnë hallin flamingove. Pse shkojnë atje?”, tha Rama.
nuk e kuptoj fare gjuhen e kryeministrit kur thote,,,nje euro takse nuk paguajne blogeret ,,inffluenceret,,,,, KY ESHTE SHTETI I NDERTUAR NGA JU??? CA TE NENES CA TE NJERKES?????ketu ka njerez hallexhinj qe e heqin nga buka lekun per te paguar dritat,, ujin,,,, e taksat e tjera,,,, perse flet me kte gjuhe ky ? apo per ti kujtuar qe ka dhe taksa,,,, prandaj mbyllni gojen,,,,,, cfare shteti eshte ky???? ca me taksa ca pa taksa,,,,,,si flet KRYEMINISTRI i nje vendi keshtu??? BEJ SHTETIN ,, ,,ne demokraci te gjithe duhet te paguajne taksat,,,,