Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet prej disa ditësh para Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi publik, Bardhi bëri të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur paketën e ligjeve që lidhen me integrimin europian dhe që, sipas tij, përputhen me katër kërkesat e ngritura nga protestuesit. Ai theksoi gjithashtu se opozita mbështet kërkesën e qytetarëve për largimin e Ramës nga qeveria dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
“Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin. Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike”, deklaroi Bardhi.
Ai njoftoi se Partia Demokratike do të ndërmarrë nisma për shfuqizimin e një sërë ndryshimesh ligjore të miratuara nga mazhoranca, mes tyre ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, “Paketën e Maleve” dhe ndryshimet në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Sipas Bardhit, këto iniciativa synojnë adresimin e shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe mbrojtjen e interesit publik.
Postimi i plotë:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me ligjin që simbolizon më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.
Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike.
Prej vitesh kemi kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, sepse Edi Rama e ka përdorur atë për të shtrembëruar konkurrencën, për të cenuar të drejtën e pronës, për të penguar garën e ndershme dhe për të krijuar favore të padrejta për një grup të kufizuar përfituesish, pjesë e klientelës së tij politike dhe ekonomike.
Pikërisht për këtë arsye, ligji për investimet strategjike është kthyer në simbol të modelit ekonomik të Edi Ramës, një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.
Sot vërej me kënaqësi se shfuqizimi i këtij ligji nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës. Ai është kthyer edhe në një nga kërkesat kryesore të qytetarëve që po protestojnë.
Kjo nuk është rastësi.
Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik.
Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin.
Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.
Por nuk ndalemi këtu.
Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura dy vite më parë. Partia Demokratike votoi kundër, sepse e dinim se qëllimi nuk ishte mbrojtja e natyrës, por hapja e rrugës për betonizimin e saj.
Për këtë arsye, kemi kërkuar edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
Po ashtu, do të kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Të gjitha këto janë sot kërkesa të qytetarëve. Dhe të gjitha këto do të marrin formë konkrete në Parlament. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara interesin publik.
Ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara. Të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma dhe, mbi të gjitha, të gjejë guximin të firmosë kërkesën e vetme që nuk mund ta depozitojmë ne në Parlament:
Dorëheqjen e tij.
Kllouni po lëshon receta për protestuesit: mos u lodhni, NE(PD) ga.ga..ga si sorra dhe Edi Rma(PS) na..na..na.
Ky eshte zorraxhiu i Berishes! Po qe i zoti mblidh njerezit qesharake!
Shko hapi zinxhirin plakut se po pshurret. Ju jeni me te mbaruar se pushteti. Ju jeni kot. Nuk frymezoni kerkend. Shko kerce me vallen e tropojes, mos u merr me protesten se e ben pis.
ti kshu?