Rama u kërkoi protestuesve që, në rast se rikthehen në zonë për të mbrojtur flamingot, të mos hyjnë me automjete në plazh dhe të mos lënë mbeturina pasi të largohen.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e mbajtur një ditë më parë në zonën e Nartës, duke ironizuar qytetarët që morën pjesë në tubim.
Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama u kërkoi protestuesve që, në rast se rikthehen në zonë për të mbrojtur flamingot, të mos hyjnë me automjete në plazh dhe të mos lënë mbeturina pasi të largohen.
“MIRËMËNGJES dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë?”, shkruan Rama në postimin e tij.
Protesta në Nartë vjen në një kohë kur në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë zhvilluar tubime dhe marshime qytetare kundër projekteve të zhvillimit në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit.
Organizatorët dhe aktivistët shprehen se kundërshtojnë atë që e konsiderojnë rrezik për ekosistemin e zonës, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë për projektet e planifikuara.
“Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk shitet” ishin disa nga sloganet që kanë shoqëruar protestën e zhvilluar prej një jave tashmë.
Ajo që nisi si reagim qytetar është shndërruar në një revoltë kundër një sistemi politik që, sipas protestuesve, ka prodhuar korrupsion, emigrim, varfëri dhe mungesë shprese për brezat e rinj.
Krahas tubimeve të organizuara në Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Durrës dhe qytete të tjera të vendit, shqiptarë dhe aktivistë kanë zhvilluar protesta dhe manifestime sensibilizuese edhe në shtete të huaja, përfshirë Londrën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujdes "bythmbajtesen", se mos te heqin kembet. Pasoja dihet, me kembe perpjete.
Na e rrufsh.... te negative. Te pakten nuk paguajme ta lagim ne uje me kripe
Po fiks. Je larte z Mutkryeminister. Ti nuk ke lidhje me kete popull qe drejton. Ben si interesant por je thjesht nje hajdut oordiner. Pas retorikes tende ne dukje interesante, fshihet nje njeri skizofren, psikopat, pa kocke. Te gjithe e dime sa trim je ti. Pak dite dhe do shohim burrerine tende. Jo se sekti jot rraca jote turperoheni apo skuqeni. Ju skeni as din as iman. Jeni aty vetem per te vjedhur. Ndertove nje cete me ministra e drejtore kush e kush te grabiste me pare dhe me shume. Kaq bere ti, asgje me shume. Do ikesh si legen, por ajo qe me shqeteson eshte se si do zgjidhet kjo katraure qe ti ke lene. I ke bere nje dem te pallogaritshem ketij vendi.
Prisni kur t'i zhdukin 'komunistet e kuq flamengo', se u bene sebep per protestat e mund t'i japin shkelmin bytheve muterve qe ia moren frymen popullit.