TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 20:55

Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot e përplot (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot
Pamje aktuale nga protesta

Ndryshe nga protestat politike që zbehen me kalimin e ditëve, mobilizimi qytetar po fiton terren, ndërsa pjesëmarrja rritet nga dita në ditë dhe qytetarët qëndrojnë me orë të tëra para Kryeministrisë.

Përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të minimizuar protestën qytetare duket se po përplaset me realitetin në terren. Ndërsa kreu i qeverisë publikoi pamje nga droni dhe pretendoi se pjesëmarrja nuk ka kaluar kurrë 8 mijë persona, sheshi para Kryeministrisë ka treguar një tjetër panoramë: qytetarë që vazhdojnë t’i bashkohen protestës edhe pasi ajo ka nisur prej orësh dhe një mobilizim që sa vjen e zgjerohet.

Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot

Ndryshe nga protestat tradicionale politike, të cilat zakonisht humbasin pjesëmarrës me kalimin e kohës për shkak të lodhjes apo zhgënjimit ndaj organizatorëve, protesta qytetare ka ndjekur një trajektore të kundërt. Çdo ditë ka sjellë më shumë njerëz në shesh, ndërsa mbështetja është shtrirë nga Tirana në qytete të tjera të vendit dhe deri në diasporën shqiptare në Europë.


Pamjet e ditëve të fundit kanë treguar se protestuesit nuk largohen pas fjalimeve apo pas një ore tubim. Përkundrazi, ata qëndrojnë për orë të tëra para Kryeministrisë, ndërsa gjatë gjithë kohës qytetarë të rinj vazhdojnë t’i bashkohen turmës. Kjo është edhe arsyeja pse shumë prej pamjeve të publikuara në momente të caktuara nuk arrijnë të pasqyrojnë numrin real të pjesëmarrësve gjatë kulmit të protestës.

Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot

Në qendër të revoltës nuk është më vetëm një projekt i diskutueshëm apo një vendimmarrje e caktuar. Protesta është kthyer në një shprehje të pakënaqësisë së akumuluar ndaj 13 viteve qeverisje. Në pankarta dhe thirrje dëgjohen vazhdimisht mesazhe si “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Edi Rama duhet të largohet”, por edhe kërkesa për ndëshkimin e të gjithë klasës politike që, sipas protestuesve, ka dështuar të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot

Për shumë prej tyre, problemi nuk është më vetëm qeveria aktuale, por një model i tërë politik që ka prodhuar emigrim masiv, mungesë shprese për të rinjtë, paga e pensione që nuk ndjekin ritmin e kostos së jetesës dhe një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj institucioneve.

Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën, sheshi para Kryeministrisë plot

Ndërsa Rama përpiqet të bindë opinionin publik se protestat po fryhen artificialisht, realiteti në shesh po tregon të kundërtën. Pas shtatë ditësh mobilizim, pjesëmarrja jo vetëm që nuk është tkurrur, por është zgjeruar. Dhe ky mbetet ndoshta mesazhi më i fortë i protestës: qytetarët nuk po largohen, por po shtohen.

 

protesta rama

1 Komente

  1. s
    sam

    Shikoni manipulimin te Tema. Mero gelbaza sherbetor i rames i nxjerr sikur jane nja 500 vete gjithsej. Kjo tregon friken e madhe qe kane. Rama burg ...berisha burg.

    Lini një Përgjigje