TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 18:53

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute Corruption", pankartat më ‘pikante’ nga protesta!

Shkruar nga Pamfleti
Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute
Pankartat pikante ne protestë

Krahas thirrjeve politike dhe kërkesave kundër qeverisë, protestuesit përdorën humorin, ironinë dhe satirën për të përcjellë mesazhet e tyre.

Një poster i frymëzuar nga “Red Dead Redemption”, ku Edi Rama, Sali Berisha dhe Flamur Noka paraqiteshin si personazhe të një filmi western, një pankartë me mbishkrimin “Protestën e organizoj unë. Më paguajnë me akullore” dhe mesazhi “Vajzat e bukura janë duke protestuar” ishin ndër momentet që tërhoqën më shumë vëmendjen në protestën e së shtunës në Tiranë.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Krahas thirrjeve politike dhe kërkesave kundër qeverisë, protestuesit përdorën humorin, ironinë dhe satirën për të përcjellë mesazhet e tyre. Një nga pankartat më të fotografuara ishte ajo me mbishkrimin “Absolute Corruption”, ku shfaqej fotografia e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një tjetër montazh satirik paraqiste Ramën dhe Berishën në një skenë të krijuar me inteligjencë artificiale, shoqëruar me mbishkrimin humoristik “Epo ja që bije rrufeja e në hale”.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Pankartat u bënë shpejt objekt komentesh dhe fotografish në rrjetet sociale, duke i dhënë protestës një dimension tjetër përveç mesazheve politike që dominuan tubimin.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Ndërkohë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, në ditën e shtatë të protestave kundër qeverisë dhe në mbështetje të kauzës së Zvërnecit. Në tubim morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, aktivistë të shoqërisë civile dhe familjarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Një tjetër pankartë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e mbajtur nga pjesëtarë të diasporës, ku shkruhej: "Na përzunë ndër vite, sot të përzëmë ne ty!". Mesazhi, i shoqëruar me simbolikën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, u interpretua nga protestuesit si një reagim ndaj largimit masiv të shqiptarëve gjatë viteve të fundit dhe një thirrje për ndryshim politik.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishte edhe ajo e mbajtur nga një protestues, ku shkruhej: "Sot i mora nënës 10 mijë lekë për të blerë pankartën. Vetëm 10 mijë lekë i mora se aq i kishin mbetur nga pensioni që mori dje". Përmes ironisë, mesazhi prekte një nga shqetësimet më të diskutuara në protestë, atë të pensioneve dhe vështirësive ekonomike të qytetarëve.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Një tjetër pankartë me tone satirike paraqiste kryeministrin Edi Rama duke folur në telefon, e shoqëruar me mbishkrimin: "Merre avokatin se me kapën shqiptarët". Mesazhi u komentua gjerësisht nga protestuesit, të cilët e interpretuan si kritikë ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend.

Nga “Sot të përzëmë ne ty" tek "Absolute

Përgjatë marshimit nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. Protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët përsëritën qëndrimin e tyre se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Mes flamujve kombëtarë, pankartave kreative dhe thirrjeve politike, protesta e kësaj të shtune u shndërrua jo vetëm në një manifestim qytetar, por edhe në një skenë ku humori dhe satira u përdorën si forma proteste kundër politikës shqiptare.

 

pankartat pikante ne protestë

2 Komente

  1. X
    Xhepisti gjate

    Kelyshet e sorosit do kene fund te keq. Donubqihet edhe babai edhe kalamajte

    Lini një Përgjigje