Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për zhvillimin në zonat e mbrojtura, duke sjellë si shembull modelin e Ria Formosa-s në Portugali, të cilin e cilësoi një histori suksesi të bashkëjetesës mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se laguna e Ria Formosa-s, një nga ekosistemet më të rëndësishme në Europë, u shndërrua në një motor të zhvillimit ekonomik për rajonin e Algarve-s përmes investimeve në turizëm me vlerë të lartë dhe jo përmes turizmit masiv.
Sipas tij, Portugalia zgjodhi të investojë në destinacione elitare si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, duke tërhequr miliarda euro investime private, duke krijuar mijëra vende pune dhe duke rritur ndjeshëm të ardhurat nga turizmi, pa dëmtuar biodiversitetin e zonës.
“Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë”, shprehet Rama.
Kryeministri nënvizon se shembulli portugez dëshmon se pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i saj.
Në fund të reagimit, Rama shprehet optimist për perspektivën e turizmit shqiptar, duke deklaruar se “Shqipëria e rilindur turistike do të hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror” dhe se vendi do të vlerësohet ndërkombëtarisht si një destinacion i rëndësishëm turistik.
Ore nuk duam me cifut e arab e kuptove o .. Pasurite e vendit tone po sherbejne te mbajne karrigen tende me favore nderkombetare..duam te jetojme ne vendin tone, jo je shkaterrimin qe mbjell ti..