
Anëtarësia e Partisë Demokratike në Lushnjë i është drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës lokale.
Procesi zgjedhor ka nisur në orën 08:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00, kur pritet të mbyllet votimi dhe të nisë numërimi i fletëve të votimit.
Në garën për kreun e degës së PD-së në Lushnjë konkurrojnë dy kandidatë, Gentian Çela dhe Julian Meço, të cilët synojnë të marrin drejtimin e strukturës lokale të partisë.
Sipas raportimeve nga vendi i votimit, procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente, në një klimë bashkëpunimi mes anëtarëve demokratë.
Zgjedhjet po ndiqen nga afër edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, i cili ka qenë i pranishëm gjatë procesit. Rezultati përfundimtar pritet të bëhet publik pas mbylljes së votimit dhe përfundimit të numërimit gjatë mbrëmjes.
Lini një Përgjigje