TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 07:05

Rama përballet me gazetarin italian në Vlorë: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit!

Shkruar nga Pamfleti
Rama përballet me gazetarin italian në Vlorë: Unë i
Edi Rama, 5 Qershor 2026, Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka folur dje nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë.

Pasi doli nga takimi me banorët, Rama u përball me gazetarin italian të La7, Danilo Lupo i cili e pyeti për protestat.

Intervista:

Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Çfarë?

Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Pse, çfarë ndodhi?

Gazetari italian: Sepse ka protesta.

Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.

Gazetari italian: A nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?

Rama: Jo. Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.

Gazetari italian: Po Trump-it?

Rama: Më keni parë ndonjëherë në gjunjë? Jo.

Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…

rama përballet me gazetarin italian vlorë zvërneci

2 Komente

  1. D
    Dety

    Gjunjezohi popullit tenf qe me leket e femijeve te mban me pare e me tarafe

    1. T
      Tony

      Shqiptari e ka simbolizuar edhe ne kenge thenien, "Jam Shqiptar se perkkul gjurin, vec kur ulem puth Flamurin."

      Lini një Përgjigje