TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 12:35

Berisha publikon videon: Rama pranoi përdorimin e DPI për monitorimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Berisha publikon videon: Rama pranoi përdorimin e DPI për monitorimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka pranuar publikisht përdorimin e teknologjive të monitorimit për ndjekjen e aktivitetit online të qytetarëve.

Në një video të publikuar prej tij, Berisha ndalet te një deklaratë e Ramës lidhur me kapacitetet e institucioneve shtetërore për të monitoruar trafikun në internet dhe për të identifikuar aktivitetet e dyshimta në rrjet.

Sipas kreut të opozitës, deklaratat e kryeministrit ngrenë dyshime se qeveria po përdor teknologjinë DPI (Deep Packet Inspection), e cila mundëson analizimin e trafikut të internetit. Berisha pretendon se kjo teknologji po përdoret për të monitoruar qytetarët dhe pjesëmarrësit në protesta.

“Skandal! Pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Akuzat e tij vijnë pasi Rama deklaroi se Shqipëria ka ndërtuar sisteme të avancuara mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike dhe se autoritetet janë në gjendje të monitorojnë aktivitetin në rrjet. Kryeministri përmendi gjithashtu se gjatë një ngjarjeje të caktuar, numri i përdoruesve të lidhur me Shqipërinë ishte disa herë më i lartë se zakonisht.

rama berisha akuza dpi

3 Komente

  1. p
    pretorian

    Ik mor shkerrdhate, qelbesire, plehre otomane.

    1. s
      studio

      ti je aq plere sa binjaku yt RAMA....kte po e thua te intimidos dhe friksosh njerzit....po e thua gjoja ti ndimosh....qellimi kryesor eshte te friksosh njerzit se po pergjohen ....kujt i plas me se po pergjohen....do ju shkelin njerzit me kembe eshte fiks koha e duhur....RAMA nBURG BERISHA nBURG.....SPAK te zgjohet nga gjumi se pas ktyre do e kete radhen SPAKU....si bashkepuntor i tyre ne heshtje dhe servilizem politik....eshte pushtet i pavarur ne letra me ligj ....por drejtesisht dhe tinzerish po tregon se eshte i kapur prej tyre.....

      1. T
        Tony

        Kesaj i thone, shan muti kaken.

        Lini një Përgjigje