TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 14:58

Rama u përgjigjet protestuesve: Budallallëku juaj nuk e merr dot peng Shqipërinë! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama u përgjigjet protestuesve: Budallallëku juaj nuk e merr dot peng
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, duke iu përgjigjur kritikave të ngritura nga kundërshtarët e investimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka sjellë si shembull një resort turistik në Katar, i zhvilluar nga të njëjtët investitorë që janë përfshirë edhe në projektin e Zvërnecit. Rama ka mbrojtur kompaninë investitore dhe ka ironizuar zërat që, sipas tij, po përpiqen të pengojnë zhvillimin e projektit.

Në reagimin e tij, kryeministri i cilësoi kundërshtarët e investimit si "budallenj", duke argumentuar se pretendimet e tyre nuk kanë bazë dhe se nuk mund të ndalojnë zhvillimin turistik të vendit.

"Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Poëerholding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike

Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës", shkruan Rama në reagim.

Kujtojmë se sot është dita e 7 e protestova, e cila ka tejkaluar çështjen e Zvërnecit, duke u fokusuar te skandalet e qeverisë Rama, çështje si shëndetësia, arsimi, emigracioni, administrata e politizuar etj. 

edi rama reagon per zvernecin

6 Komente

  1. a
    asdf

    ndersa dallkautlleku yt po.

    1. E
      Emigranti 1991

      . Aloperhiidrol

      1. R
        Rama bBurg Berisha nBurg SPAK PUNO DREJT

        Rama ne DELIR. HAHAHAH jo po ta leme ta marre ne qafe palla jote qe do tredhur e do bere kurban. Çfare po shkruajne zeqinet e tua shushka kto dit? mallkojn veten ku kan ngecur.. dilni pra ne shesh e bulevard te bejme nje reshuffle se e ka nje limit edhe loja me hile hAHAHHA se kupton Edioti qe ka ngec, kur fiton vec njeri shuuum e me hile nuk shijon me loja o CoQE

        1. F
          Fiqiriu

          Akoma kujton se shqiptarët janë një turmë naive fëmijësh e mund ti hipnotizosh me këto lojra mediokre?! Ik se e ke mbushur kupën me arrogancën që karakterizon pushtetin tënd të dalë jashtë çfarëdo llojë kontrolli!

          1. G
            Ght

            Do me thene qe edhe leket e investimit do ti marrin kompanite nga Katari e vk. Shqipetaret qe po presin ndonje thele, vetem pluhurat, betonin dhe prishjen e mjedisit

            1. A
              Altin Prifti

              A TQR. Kur mbush hundet me kokaine, te duket vetja sikur je Zoti por do e hash edhe ti siç e hengri Saliu ne 97. Edhe ai si kokeforte beri por iku me bisht ndershale

              Lini një Përgjigje