TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 20:33

Deti i qytetarëve dridh Ramën, kryeministri tentativa në gjuhë të huaj për të minumizuar pjesëmarrjen  

Shkruar nga Pamfleti
Deti i qytetarëve dridh Ramën, kryeministri tentativa në
Pankartë në protestë

Me një mesazh në anglisht drejtuar mediave ndërkombëtare, Rama pretendon se protesta nuk ka kaluar 8 mijë persona, ndërsa pamjet e publikuara prej tij janë filmuar para mbërritjes së plotë të protestuesve para Kryeministrisë.

Ndërsa mijëra qytetarë mbushën bulevardin para Kryeministrisë dhe protesta u shtri në disa qytete të vendit, kryeministri Edi Rama zgjodhi t'i drejtohej opinionit ndërkombëtar me një reagim të gjatë në gjuhën angleze, ku u përpoq të minimizojë përmasat e mobilizimit dhe jehonën që protestat kanë marrë në mediat botërore. Rama përdori pamje me don nga mediat e tij, duke tentur të tregojë se protesta nuk ka mbështetje. 

Në postimin e tij, të publikuar në anglisht dhe të adresuar ndaj mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, Rama pretendon se protesta e së shtunës ka mbledhur vetëm rreth 2 mijë persona dhe se në asnjë moment nuk ka kaluar shifrën e 8 mijë pjesëmarrësve.

"Deri në këtë moment, protesta e sotme ka mbledhur afërsisht 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj pjesëmarrja nuk ka kaluar asnjëherë 8 mijë persona. Atëherë si është e mundur që ajo që bota ka parë gjatë ditëve të fundit duket kaq e madhe, kaq dramatike dhe kaq mbresëlënëse? Në një moment, kur histeria dixhitale e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të analizojë se si hendeku mes realitetit dhe mënyrës se si ai është paraqitur u bë kaq i madh", shkroi Rama.

Megjithatë, pamjet e publikuara nga kryeministri nuk paraqesin momentin kur protesta arriti kulmin. Videoja me dron është realizuar në një kohë kur shumë qytetarë ndodheshin ende në marshim drejt Kryeministrisë dhe kur grupe të tjera po i bashkoheshin vazhdimisht tubimit. Pak më vonë, zona para godinës së qeverisë u mbush me protestues, ndërsa tubimi vijoi për orë të tëra.

Në një tjetër pjesë të mesazhit, Rama shprehu habi për mënyrën se si protesta është kthyer në lajm ndërkombëtar, duke sugjeruar se realiteti është deformuar nga mediat dhe rrjetet sociale.

"Si mund të bëhej lajm global një vend i vogël për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren? Si mund të shndërrohej një protestë lokale me disa mijëra njerëz në një spektakël ndërkombëtar? Si mund të ktheheshin supozimet në fakte, narrativat në verdikte dhe spekulimet në të vërteta të pranuara përpara se të ishin vendosur faktet bazë? Dhe ndoshta më e rëndësishmja, çfarë tregon kjo për ekosistemin tonë të informacionit kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt se vetë realiteti?", u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë shkoi edhe më tej, duke pretenduar se jehona e protestës është fryrë artificialisht nga rrjetet sociale dhe profile anonime.

"Nga kjo situatë e thjeshtë lindi një uragan histerie dixhitale, tituj apokaliptikë, zemërim i prodhuar artificialisht dhe përfundime të përgjithshme të paraqitura si fakte të vërtetuara. Gjatë rrugës pati imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së aktivitetit në rrjetet sociale duket se është nxitur jo nga zgjerimi organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të reja, llogarive anonime dhe faqeve pa histori të identifikueshme", deklaroi Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen në një moment kur protesta ka kaluar kufijtë e Tiranës dhe është shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga diaspora shqiptare në Londër, Vjenë, Milano, Berlin dhe qytete të tjera europiane. Për shumë protestues, fakti që Rama zgjodhi t'u drejtohej mediave ndërkombëtare në anglisht është tregues se vëmendja që protesta ka marrë jashtë vendit po shqetëson gjithnjë e më shumë qeverinë.

 

rama dron

3 Komente

  1. P
    Preshi

    Ky eshte i semure dhe fluturon me presh ne bythe

    1. X
      X

      Rama nuk eshte mire nga numurimi, aq me teper per numrat mbi 1 milion qe ishin ne bulevard. Jo 1, por 1.342,767 protestues ishin mbreme ne bulevard.

    Lini një Përgjigje