TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2026, 09:23

Sulmuesi i Kombëtares i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi kuqezi ka lënë pas angazhimet me Kombëtaren dhe kurorëzoi lidhjen me Djellza Kadriajn në një ceremoni festive me të afërm, miq dhe figura të njohura të futbollit shqiptar.

Sulmuesi i Kombëtares i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles
Arbër Hoxha i jep fund beqarisë

Pas dy ndeshjeve të fundit me Kombëtaren, Arbër Hoxha e ka zhvendosur vëmendjen te një moment i rëndësishëm në jetën personale. Futbollisti i kuqezinjve i dha fund beqarisë këtë fundjavë duke u martuar me Djellza Kadriajn.

Sulmuesi i Kombëtares i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles
Arbër Hoxha dhe Diellza Kadriaj

Çifti organizoi një ceremoni festive ku morën pjesë familjarë, miq dhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar. Mes të ftuarve u panë edhe lojtarë të Kombëtares si Elseid Hysaj, Mirlind Daku dhe Qazim Laçi Shehu.

Në festë ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Pamjet e publikuara nga ceremonia e tregojnë Dukën duke vallëzuar së bashku me futbollistët dhe të ftuarit e tjerë.

Martesa e Hoxhës vjen në një periudhë të ngarkuar sportive për lojtarin, i cili pas angazhimeve me fanellën kuqezi ka festuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij.

sulmuesi i kombëtares i jep fund beqarisë

Lini një Përgjigje