TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2026, 21:57

Bayerni i mbyll ‘derën’ Florentino Perezit: Olise nuk është për shitje, mos u mundo

Shkruar nga Pamfleti

Bayerni i mbyll ‘derën’ Florentino Perezit: Olise nuk

Bayerni i Mynihut ka përsëritur qëndrimin e tij të prerë lidhur me të ardhmen e Michael Olise, duke i dërguar një tjetër mesazh të qartë Realit të Madridit dhe presidentit Florentino Perez.

Spekulimet për interesimin e klubit madrilen ndaj sulmuesit francez janë shtuar pas deklaratave të Perezit para zgjedhjeve presidenciale të Realit, kur ai premtoi se do të paraqiste një ofertë prej 150 milionë eurosh për një emër të madh të futbollit europian. Sipas raportimeve, futbollisti në fjalë ishte Michael Olise.

Reagimi i parë nga kampionët e Gjermanisë erdhi përmes presidentit të nderit, Uli Hoeness, i cili deklaroi se Olise nuk do të largohej nga Bayerni as për 200 milionë euro. Tashmë, të njëjtin qëndrim e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Herbert Hainer. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai theksoi se lojtari francez mbetet pjesë e planeve afatgjata të Bayernit.

“Michael Olise është një futbollist i Bayernit të Mynihut dhe ka një kontratë afatgjatë. Nuk jemi një klub që shet”, deklaroi Hainer.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga Reali i Madridit, ndërsa i dërgoi edhe një mesazh të qartë Florentino Perezit.

Nëse Florentino Perez dëshiron të na bëjë një ofertë, gjë që deri tani nuk ka ndodhur, më mirë të mos e marrë mundimin”, u shpreh presidenti i Bayernit.

Deklaratat e drejtuesve bavarezë tregojnë vendosmërinë e klubit për të mbajtur Olise në Mynih, pavarësisht interesimit të mundshëm nga një prej klubeve më të mëdha në Europë.

olise bayern

Lini një Përgjigje