
Trajneri shqiptar Besnik Hasi është shumë pranë një angazhimi të ri në karrierën e tij, këtë herë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas TCh, Hasi pritet të firmosë me klubin Kalba FC, ku është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e skuadrës.
Mësohet se marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit dhe pritet të jetë e vlefshme për dy vite, duke e rikthyer trajnerin shqiptar në një aventurë të re jashtë Europës.
Kalba synon të forcojë projektin sportiv me përvojën e Hasit, i cili më herët ka drejtuar disa skuadra në kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje