Protestat kundër Edi Ramës po shtrihen në pothuajse të gjithë Europën. Pas Berlinit e Mynihut, ku u zhvilluan dy protesta të mëdha nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani, ato u shtrinë në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, SHBA, Belgjikë.
Së fundmi në hartën e vendeve ku po zhvillohen protesta kundër Kryeministrit të Shqipërisë është shtuar edhe Zvicra.

“Dorëhiqu” ishte thirrja e protestuesve të mbledhur para konsullatës shqiptare në Zvicër. Kërkesa e të gjitha protestave që nisën në Tiranë 1 javë më parë është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 7, ndërsa janë shtrirë edhe në qytetet kryesore të vendit sin ë Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, ndërsa në mbështetje të protestuesve është rreshtuar edhe Diaspora.

Kjo e fundit po organizon protesta në qytetet kryesore ku ka shqiptarë, ndërsa pritet që shumë të rinj shqiptarë që ndjekin studimet jashtë vendit t’i bashkohen protestave në Tiranë gjatë kësaj jave.
Lini një Përgjigje