TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 11:20

“Po me paketën e maleve çfarë keni", Rama-protestuesve: Flamingo bulevardi vijoni me budallallëkun 100-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
“Po me paketën e maleve çfarë keni",
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh tjetër protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij prej 1 jave me protesta të vazhdueshme në Tiranë, të cilat janë shtrirë në disa nga kryeqendrat e Europës, por edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Teksa i konsideron “flamingo bulevardi” Rama pyet protestuesit se çfarë kanë me paketën e maleve, për të cilën ato kërkojnë shfuqizimin e ligjit. Kryeministri thekson se asgjë nuk do e ndalë zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë protestuesve lidhur me kërkesat që ato kanë parashtruar sa i takon shfuqizimit të ligjeve për investitorët strategjikë, anulimin e projektit të Zvërnecit, anulimin e paketës së maleve, si dhe anulimin e çdo ndryshimi në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre, duke zhvilluar një agroturizëm, një punishte agropërpunimi, një fermë?!

Sot, ata nuk marrin çertifikatë me 7501-shin, se e kanë ndarë mesveti tokën sipas kufijve të vjetër dhe nuk e kanë pranuar asnjëherë 7501-shin, po duke mos pasur çertifikatë s’marrin dot as leje, as subvencione nga shteti, as financime nga fondet e BE-së, as kredi nga bankat.

Ndërsa Paketa e Maleve, e cila është zgjidhje e formësuar në vite që ka mbështetjen e tyre dhe po tërheq mijëra emigrantë për të investuar në tokën e tyre, mbyll boshllëkun ligjor, e hap rrugën e futjes së maleve në ekonominë tonë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, shprehet Rama.

Reagimi i Edi Ramës

Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre, duke zhvilluar një agroturizëm, një punishte agropërpunimi, një fermë?!

Sot, ata nuk marrin çertifikatë me 7501-shin, se e kanë ndarë mesveti tokën sipas kufijve të vjetër dhe nuk e kanë pranuar asnjëherë 7501-shin, po duke mos pasur çertifikatë s’marrin dot as leje, as subvencione nga shteti, as financime nga fondet e BE-së, as kredi nga bankat.

Ndërsa Paketa e Maleve, e cila është zgjidhje e formësuar në vite që ka mbështetjen e tyre dhe po tërheq mijëra emigrantë për të investuar në tokën e tyre, mbyll boshllëkun ligjor, e hap rrugën e futjes së maleve në ekonominë tonë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Ah, zonat e mbrojtura, natyra, po, që do t’i shpëtojë revolucioni imagjinar, duke anulluar Paketën e Maleve?

Po Austria?

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur zgjedhja është e prerë me thikë:

Ose natyrë. Ose zhvillim.

Po në fakt, zonat e mbrojtura ndahen me kategori të ndryshme dhe kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje, nga kategoria i ku ndërtimi përjashtohet totalisht tek për shembull kategoria V, si në pjesën gadishullore të Zvërnecit, ku qysh nga ligji i 2017-ës është e qartë se mund të ndërtohet me kushte të caktuara.

Alpet Austriake janë ndër peizazhet më të mbrojtura dhe më të qendisura në Europë. Brenda dhe përreth zonave të mbrojtura përgjatë tyre gjenden qindra fshatra alpine, hotele, resorte, teleferikë, qendra skijimi, shtigje turistike dhe infrastrukturë moderne që tërheqin miliona vizitorë çdo vit.

Rajone si Tiroli apo destinacione si Kitzbühel janë kthyer kaherë në marka globale të turizmit malor.

Megjithatë, askush nuk e thotë dot kurrë se Austria sakrifikoi Alpet për turizmin. Përkundrazi. Austria ndërtoi turizmin për Alpet.

Ata njerëz të mençuar e kuptuan nga të parët se peizazhi nuk ishte pengesë për zhvillimin, po ishte vetë themeli i zhvillimit.

Prandaj modeli austriak nuk ishte kurrë: “Mos ndërtoni asgjë.”

Por ishte: “Ndërtoni me kujdes. Ndërtoni me cilësi. Ndërtoni aty ku duhet. Mbroni atë që është e pazëvendësueshme.”

Sot turizmi gjeneron miliarda euro çdo vit për ekonominë austriake dhe mbështet qindra mijëra vende pune, ndërsa Austria mbetet një nga vendet me standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës në Europë.

Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe disiplinën për t’i bërë ata aleatë të njëri-tjetrit, duke rritur qëndrueshmërinë mjedisore të vendit dhe ekonominë shqiptare falë një turizmi cilësor me të ardhura të larta. Sepse kur natyra trajtohet si pasuria më e madhe e një vendi, ajo nuk mbrohet duke e izoluar nga ekonomia, po duke e kthyer në zemrën e ekonomisë.

Prandaj, e përsëris: budallallëku që e ka mbajtur shqipërinë peng 100 vjet, s’ka për ta ndalur dot të vazhdojë rrugën e nisur për ta futur këtë vend në ligën e kampionëve të turizmit botëror

rama protesta paketa maleve

4 Komente

  1. d
    dashi

    Me paketen e maleve eshte e njejta skeme. Pas cdo investimi do jesh ti me oligarket e tu. Nderkombetaret japin vetem emrin dhe marrin perqindjen e tyre. Investimin e ben ti kryehajdut me Cetin Zamirin Dulakun and co. Je ti pronar de facto. Te gjithe e dine, pervec teje.

    1. e
      ert

      Ik e mandakall, je i mbaruar tashme i tejkaluar!

      1. E
        Enea Flamingo

        Ky eshte ndyresire e papastrueshme. Jo vetem qe na ka len troke por dhe na fyn. Flamingo bulevardi, na qun ndyresira kurse une duke qen nje i tille e kam per nder se nuk i perkas klubit te qelbesirave ku qelbesira me e qelbur eshte ai vete Edvin Kristaq Rama. Po, tamam ne flamingot ne dreq kemi per te te çuar Edvin me gjithe ushtrine tende te ndyresirave. Dorehiqu me te mire dhe lere cinizmin me ata qe te shikojne si faraon apo sulltan jo me ne qe ste pjerdhim fare.

        1. b
          beni

          Nuk ka gje me te keqe se mungesa besimit. Askush nuk te beson me o i gjate. Tani bashke me ballukun te vendi.

          Lini një Përgjigje