TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 18:12

I irrituar nga protestat, Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por e Zotit dhe mikut

Shkruar nga Pamfleti

I irrituar nga protestat, Rama: Shqipëria nuk është e

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec, si dhe ndaj thirrjeve për dorëheqjen e tij.

Nga Elbasani, Rama u shpreh se mesazhet e shpërndara gjatë këtyre tubimeve, sipas tij, krijojnë një imazh të gabuar për Shqipërinë dhe dëmtojnë vendin në sytë e botës.

Ai mbrojti projektin në Zvërnec, madje e cilësoi investimin prej 4 miliardë eurosh, si ndër më të mëdhenjtë në Europë në vitet e fundit.

Rama u ndal edhe te slogani “Shqipëria është e shqiptarëve”, i përdorur nga protestuesit, duke e kundërshtuar atë. Sipas tij, tradita shqiptare nuk e përjashton mikun, ndërsa Shqipëria duhet të mbetet një vend i hapur.

"Projektit që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh, dhe ne ta bëjmë si lopa? Kur thotë populli, “e mbush kupën dhe i bie me shqelm në fund”? T’i tregojmë botës një vend krejt ndryshe nga sa jemi? Ta bëjmë si lopa duke e shpërndarë nëpër gjithë ato lumenj dhe kanale të llumit të rrjeteve sociale, lloj-lloj mesazhesh krejt të gabuara ku shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë: “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, dhe këtë e thotë Kanuni. Shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë. “Shqipëria është e shqiptarëve” të kujton atë sloganin e tmerrshëm të Gjermanisë naziste: “Gjermania është e gjermanëve”. Gjermaninë e gjermanëve, ata që e udhëhoqën atë komb me atë slogan, e katandisën dhe e bënë delen e zezë të botës", tha Rama.

2 Komente

  1. q
    qerg

    Kanuni i satom! Zaten je msu me punet e cifuteve ne ishullin epshtein..

    1. A
      Altin Prifti

      Shqiperia eshte e shqiptareve dhe vetem e shqiptareve! Ke nenkupton me Zotin ti mor hale? Veten tende? Se si Zot ka filluar te te duket vetja se fundmi. U pasurove sa ska ku te shkoje me korrupsionin galopant qe ke organizuar, mbush dhe hundet me kokaine gjithe diten dhe te duket vetja si pronar i Shqiperise ty legen

      Lini një Përgjigje