Madje, ai me ironi u shpreh se sharjet dhe mallkimet në drejtim të tij nga protestuesit, i bëhen shëndet.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke sulmuar ashpër protestuesit dhe duke mbrojtur vizionin e qeverisë për zhvillimin turistik të zonës.
Në dy postime të gjata në rrjetet sociale, Rama kritikoi protestuesit dhe komentuesit që, sipas tij, përdorin gjuhë fyese dhe nuk ofrojnë argumente për debatin publik.
“Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot”, shkroi Rama.
Kryeministri tha se nuk ka asnjë problem me protestën si e drejtë demokratike, por akuzoi një pjesë të kundërshtarëve të projektit për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Madje, ai me ironi u shpreh se sharjet dhe mallkimet në drejtim të tij nga protestuesit, i bëhen shëndet.
“Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk”, u shpreh ai.
Në vijim të reagimit, Rama solli si shembull rajonin e Camargue në Francë, duke argumentuar se zonat e mbrojtura mund të bashkëjetojnë me zhvillimin ekonomik dhe turistik.
“Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj. E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj. Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi”, shkroi kryeministri.
Sipas tij, sfida nuk është zgjedhja mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik, por krijimi i një modeli ku të dyja të ecin paralelisht.
“Pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë”, tha Rama.
Në një postim tjetër me titullin “Flamingot mes paqes së Bahamasit dhe sherrit të Tiranës”, Rama solli si shembull resortin luksoz Baha Mar në Bahamas, ku flamingot janë pjesë e identitetit turistik të zonës.
“Në ekonominë moderne natyra nuk është armike e zhvillimit. Është pjesë e zhvillimit. Flamingot nuk janë një problem për zhvillimin. Janë një privilegj”, deklaroi ai.
Rama theksoi se në projektin e planifikuar për Zvërnecin parashikohet përfshirja e disa prej markave më të njohura ndërkombëtare të hotelerisë luksoze, duke përmendur Rosewood, Cheval Blanc, Mandarin Oriental dhe Atlantis Resorts.
Sipas kryeministrit, Shqipëria ka mundësinë të ndërtojë një model të ri zhvillimi turistik, ku natyra të jetë pjesë e vlerës ekonomike dhe jo pengesë për investimet.
“Kjo do të thotë se Shqipëria ka mundësinë të ëndërrojë fort dhe të ndërtojë një model spektakolar të sajin, ku natyra nuk izolohet nga zhvillimi, por bëhet arsyeja pse zhvillimi ka vlerë”, shkroi ai.
Në fund të reagimit, Rama përdori një ton edhe më të ashpër ndaj kundërshtarëve të projektit, duke deklaruar se zhvillimi i Shqipërisë nuk do të ndalet.
“Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet, s’ka për ta ndalur dot të vazhdojë rrugën e nisur për ta futur këtë vend në ligën e kampionëve të turizmit botëror”, përfundoi Rama.
Postimi i plotë:
Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe:
Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!
Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk!
Dhe tani një shembull tjetër
Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.
Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.
E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.
Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.
Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.
Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.
E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.
Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.
Prandaj sot flamingot janë ende aty.
Lagunat janë ende aty.
Biodiversiteti është ende aty.
Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.
Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.
Kanë interes ta mbrojnë.
Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë.
Po e mbron per jete a vdekje se eshte vete perfituesi me i madh si gjithandej se nuk i plas per Shqiperine e popullin e saj
Dhe gje e mire eshte te te shtohet shendeti, sepse ne vazhdim do ta kuptosh qe do kesh nevoje me shume se gjithshka per shendetin, pasi burgu do shendet e bythe. Mendorja te ka lene prej kohesh
E terci e verci! Perfito sa eshte paqesore dhe ik.. Ik se do dhjesesh ne pantallona..Ik se do te te bejne te zvarritesh ne te vjellat e tua..
Nuk kane ardh te te mallkojne , por te te terheqin zvarre. Ka mbaru koha mallkimeve. Ruaj koken djale. Se nuk jane shakara keto pune. Vleresohe situaten. Behet fjale per ty specifikisht. Mire Belinden e mbajte , po ty kush do te mbaje. Oligarket prape do mbijetojne ( e ka treguar koha) krimi organizuar po ashtu. Po ty kush ta ben dermanin?!
Rama nuk përmend si u zhvillua Camargue, dhe që institucionet fanceze nuk janë si ato shqiptare në duart e një njeriu të vetëm që ka kapur shtetin. Camargue u zhvillua mbi institucione të forta, jo mbi përjashtime për investitorë të lidhur me pushtetin. Në Francë, mbrojtja e zonës u ndërtua fillimisht përmes rregullave të forta mjedisore, planeve afatgjata të menaxhimit dhe kontrollit publik. Investimet erdhën brenda këtyre kufijve.Kritika ndaj rasteve shqiptare nuk është se ka investime, por se shpesh rregullat ndryshojnë për investimin, në vend që investimi të përshtatet me rregullat. Si psh përshtatja e ligjeve apostafat për të ndërtuar më zona të mbrojtura. Pyetja nuk është "a ka hotel?", por "a do të lejohej ky hotel po të mos ishte investitor i privilegjuar?". Camargue nuk u bë e famshme nga resortet, por nga natyra.Turisti shkon në Camargue për flamingot, ligatinat, kuajt, peizazhin dhe biodiversitetin. Në shumë projekte shqiptare logjika është e kundërta: natyra paraqitet si dekor për betonin. Kur elementi kryesor i vlerës ekonomike është resorti dhe jo ekosistemi, atëherë rrezikohet që pas disa dekadash të humbasë pikërisht arsyeja pse zona ishte e vlefshme. Camargue nuk është produkt i një ekonomie oligarkike. Franca ka: institucione të pavarura; gjykata funksionale; media hetuese me ndikim; organizata mjedisore të fuqishme; traditë të gjatë konsultimi publik.Kur ekziston perceptimi i kapjes së shtetit, qytetarët nuk pyesin vetëm "çfarë po ndërtohet?", por edhe "kush po përfiton?" dhe "si u mor leja?". Camargue nuk u urbanizua masivisht. Pjesa dërrmuese e territorit mbetet natyrë. Modeli ekonomik bazohet kryesisht te: ekoturizmi; bujtinat;aktivitetet tradicionale; prodhimi i kripës; agrobiznesi lokal. Ndërsa ligatinat janë shumë më të brishta sesa paraqiten në debat. Një lagunë mund të mos shkatërrohet drejtpërdrejt dhe prapë të degradohet nga rrugët, trafiku, ndriçimi artificial, kanalizimet, ndryshimi i qarkullimit të ujërave, presioni i shtuar njerëzor. Prandaj fakti që "flamingot janë ende aty" nuk mjafton si provë se ndikimi është i papërfillshëm. Camargue është shembull i menaxhimit afatgjatë, jo i fitimit të shpejtë. Modeli francez është ndërtuar për dekada. Problemi që ngrihet në Shqipëri është se fitimi privat realizohet menjëherë, ndërsa kostot mjedisore mund të shfaqen pas 10, 20 apo 30 vjetësh. Nëse dëmi del më vonë, investitori mund të mos jetë më aty, ndërsa komuniteti dhe shteti mbeten me pasojat. Argumenti i Ramës se "Franca e bëri", funksionon vetëm kur ekziston besimi se ligji zbatohet njësoj për të gjithë; studimet mjedisore janë të pavarura; kontrolli është real dhe që shkeljet ndëshkohen. Sidoqoftë, Camargue nuk është provë se çdo ndërtim në një ligatinë është i mirë. Camargue është provë se zhvillimi mund të funksionojë kur institucionet janë më të forta se investitorët. Debati në Shqipëri është pikërisht sepse ky kusht nuk ekziston, sepse investitorët janë më të fortë se institucionet.
…palloshi perdore fjalorin e diktatorit mikut te ngushte te familjes e spoke te idealit te prinderve gjysherve te “vizjonarit” meshes it te bizarre kur thoshte se “ armiqt e jashtme e te brendshem duan nje shqiperis te destabilizuar me demonstrate e greva, por ne ju themi qent le te lehin karvani shkon perpara” pra Robert cimcakezi nr dy qe nuk i zen kembet vend ne shqiperi kur e ketone te tjeret jan te pa kulturuar ku palloshi pa fines bullizon gazette e kundershtaret eshte ne rregull.
E terci e verci
Te ka ngelur vetem retorika e provokimit. Ishalla si ke bere llogarite gabim. Je i zhytur deri ne fyt. As vete ti se di si do dalesh nga kjo vorbull. Ke dale garant per shume gjera.