Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të përballen me pasoja nëse nuk respektojnë marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
“Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, shkroi Qalibaf në një reagim të publikuar në platformën X.
Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimit të fundit mes Teheranit dhe Uashingtonit, që ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar me synim përfundimin e konfliktit.
Gjatë ditëve të fundit, SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në një seri sulmesh reciproke, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi i arritur më herët nuk është më në fuqi.
Kriza u thellua pas sulmeve ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të transportit detar në botë.
Tensionet mes dy vendeve vijojnë të rriten, ndërsa përpjekjet diplomatike për të ruajtur marrëveshjen mbeten nën presion.
Lini një Përgjigje