
Ka nisur procesi i numërimit në Kosovë. Teksa janë numëruar rreth 362 kuti nga 2,498 në total ose rreth 14,49 për qind e votave, LVV-ja kryeson.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LVV-ja ka marrë deri më tani 38.68%, ose 27,020 vota. E ndjekur më pas nga PDK-ja me 22,53 për qind dhe LDK-ja me 17,58 për qind.
Renditja me numërimin e 14,49 për qind të votave:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 38.68% (27,020 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22.53% (15,740 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.85% (12,467 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 9.71% (6,782 vota)
Srpska Lista – 5.32% (3,715 vota)
Koalicija Vakat – 1.26% (879 vota)
Numërimi është ende në fillimet e tij, pasi janë hapur vetëm 362 nga 2,498 vendvotime. Rezultatet preliminare tregojnë një epërsi të qartë të Vetëvendosjes krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, edhe pse me një mostër të vogël votash.
Lini një Përgjigje